Tmerrohen serbët: Ja ku do ta lëshojnë shqiptarët dronin e radhë

Mediat serbe po i frikohen edhe një tjetër droni, i cili sipas tyre do të lëshohet në ndeshjen ndër Danimarkës dhe Serbisë. Droni me hartën e Shqipërisë Etnike i lëshuar më 14 tetor në ndeshjen Serbi-Shqipëri, duket se i ka lënë me halucinacione serbët.

Janë këta të fundit që tashmë kanë nxjerrë tituj “bombastik” nëpër mediat e tyre se kinse shqiptarët po përgatisin një akt të tillë edhe në ndeshjen Danimarkë-Serbi më 13 qershor.

“Sipas shërbimit danez të inteligjencës, ka premisa se shqiptarët po përgatisin një incident në ndeshjen Danimarkë-Serbi” thuhet në mediat serbe.

Më tej thuhet se shqiptarët po planifikojnë incidente të tilla nëpër rrjetet sociale dhe këto akte synojnë të përsërisin dronin e famshëm që u lëshua në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button