Çfarë po ndodh me dosjen e Paktit Detar të sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës?

6 vjet më parë u nënshkrua famëkeqi Pakt Detar mes qeverisë së Athinës dhe asaj të Tiranës, ku ujëra territoriale të Shqipërisë iu dorëzuan Greqisë.

Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për një zonë me rezerva të mëdha nafte.

Edhe atë kohë ishte thuajse Maj dhe fushatë elektorale si tani.

Ndoshta tani është harruar, por lidhur me Paktin Detar Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “Marrëveshja për dorëzim territori” të parashikuar nga neni 210 i Kodit Penal.

Ky hetim ka nisur pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Jashtme më 28 maj 2014.

Por prej asaj kohe deri më sot nuk ka asnjë njoftim mbi ecurinë e këtyre hetimeve dhe të pandehurit.

Prokuroria e Tiranës sekuestroi dokumentacionin e paktit, i cili mbeti në letër pas shfuqizimit nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2009, por gjithsesi ka krijuar një kartë politike tashmë të përhershme në duart e Athinës.

Dosja e paktit detar, e sekuestruar nga Prokuroria përmban dokumente të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa institucioneve të tjera.

Marrëveshja Berisha-Karamanlis është firmosur nga Basha e Bakojanis në datën 29 prill 2009.

Ajo u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.15, datë 15 prill 2010.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button