FOTO (+18) A janë reale këto foto që po qarkullojnë në profilet FB të të burgosurve shqiptarë?

Disa foto me përmbajtje të rëndë janë shpërndarë dje dhe sot nga profile në Facebook që u përkasin disa personazheve të njohur të botës së krimit në Shqipëri, kryesisht të dënuar me burgim të përjetshëm.

Nuk dihet ende qartësisht nëse ato paraqesin një situatë reale apo të stisur, por postuesit e tyre dhe komentuesit poshtë postimeve thonë që bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në burgun e Selanikut në Greqi.

Personat në foto, njëri me një thikë në dorë dhe tjetri me një levë hekuri janë dy të burgosur shqiptarë që sulmojnë një të burgosur serb.

Një i burgosur i katërt ndodhet në vendngjarje dhe ka shkrepur fotografitë që janë postuar më pas në Facebook.

Dy agresorët që shfaqen në foto duke e goditur dhe gjakosur të burgosurin tjetër quhen Astrit Zemlaku dhe Fisnik Haso.

Zemlaku dhe Haso rezultojnë të dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi.

Sipas të burgosurve që kanë postuar këto foto alla ISIS, personi që qëllohet me thikë dhe levë ka qenë sipas tyre “ushtar i Arkanit” dhe gjatë bisedave në burg “ka treguar se ka kryer përdhunime në luftën e Kosovës”.

Në profilet e dy të burgosurve shihen foto të flamurit shqiptar nëpër qeli, armë të ftohta, armë zjarri, etj.

Nuk dihet fati i personit të sulmuar./Zgjohu Shqiptar !

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button