Skandal në Maqedoni: Nxënësi maqedonas i mençur, nxënësi shqiptar çoban!

Sot shqiptarët e Maqedonisë janë tronditur nga një skandal shkollor, që vjen nga një Ministri e udhëhequr nga kuadër i BDI-së së Ali Ahmetit.

Intelektualët, prindërit dhe çdo qytetar shqiptar në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze në pyetjet e testimit ekstern në lëndën e Edukimit Qytetar që iu nënshtruan sot të gjithë nxënësit në Maqedoni.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që është përgjegjëse edhe për testet shkollore, udhëhiqet nga një kuadër i BDI-së, Abdilaqim Ademi. Ndaj, përgjegjësia për këto përmbajtje skandaloze duhet kërkuar mu nga ata që lejuan lëshime të tilla, raporton Almakos.
Pyetja është formuluar në gjuhën maqedonase, e ja se çfarë përmbajtje ka: “Tomçe është nxënësi më i mirë në klasë, kurse Agimin prindërit nuk e lejojnë të shkon në shkollë, pasi duhet të kujdeset për lopët në pyll”! (Pjesë nga pyetjet e testimit ekstern në lëndën e Edukimit Qytetar – Racizmi)

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button