Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Janullatos: Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur - My CMS

Janullatos: Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur

“Problemi më i madh i grekëve në Shqipëri është që fshatrat janë boshatisur, pasi ata janë larguar. Çështja është se si ata që kanë lindur e janë rritur në këto fshatra të zhvillojnë jetën e tyre atje. Të ikin nga ato vende dhe të fillojnë të bërtasin që të tjerët na urrejnë është një zgjidhje e lehtë, por në fakt nuk është kjo e vërteta.”-tha Janullatos.Në lidhje me marrëdhënien e tij me Kryeministrin Rama kryepeshkopi theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me të. Për disa gjëra nuk është dakord, por i rëndësishëm sipas kryepeshkopit është dialogu. Në lidhje me Himarën dhe çështjen e pronave të minoritetit grek ai nënvijëzon se është një çështje e përgjithshme në në gjithë Shqipërinë, jo vetëm e Himarës, raporton Vizion Plus.“Është një çështje e përgjithshme, jo vetëm në Himarë nuk janë kthyer pasuritë. Madje as neve për kishën nuk na janë kthyer shumë prona. Pavarësisht se kemi marrëveshje zyrtare me shtetin nuk janë dhënë ende, ka vonesa. Kthimi i pronave në Shqipëri është procedurë nëpër komisione e gjykata. Çështjet e pronësisë janë të ngatërruara. Himara nuk është një çështje më vete. Shteti ka të drejtë të bëjë ndërhyrje të caktuara, por duhet t’u jepet prona e pasuria atyre që u takon.” shtoi Janullatos.I pyetur nga gazetari për raportet mes Tiranës e Athinës, kreu i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos jep këtë mesazh.“Greqia mbetet gjithnjë fqinji. Fqinjët gjenden gjithmonë në momente të vështira. Njerëzit duan që këto marrëdhënie të jenë të përforcuara dhe të sinqerta. Të mos biem viktima të tensioneve, por të ngremë ura”.-theksoi kryepeshkopi.Janullatos foli dhe për krizën greke dhe për autokritikën që duhet të bëjnë greket, si dhe për globalizmin e islamin. Sipas tij duhet të shihet e vërteta siç është. Në Shqipëri njerëzit e thjeshtë janë njerëzit e drejtësisë dhe të vërtetës përfundon kryepeshkopi. /Gsh.al

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button