Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
2500 euro për t’u bërë jurist në Shqipëri, si u kap Meti i Kristalit sot duke dhënë diploma | My CMS

2500 euro për t’u bërë jurist në Shqipëri, si u kap Meti i Kristalit sot duke dhënë diploma

Ish-pronari i universitetit jo publik “Kristal” është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi akuzohet se jepte diploma të falsifikuara.Ahmet Muçaj po hetohej që prej dy muajsh, pasi ndonëse ky universitet është mbyllur para katër vitesh, pronari i tij vijonte të jepte diploma edhe pas mbylljes së tij.Muçaj i njohur për publikun si “Meti i Kristalit”, merrte 2500 euro për një diplomë dhe u jepte “studentëve” kartonin e diplomimit.Ai u kap ditën e sotme teksa ishte duke i dorëzuar një vajze një diplomë të nivelit “Bachelor”, dega “Drejtësi”.Emri i vajzës që donte të bëhej juriste pa bërë asnjë ditë mësim nuk bëhet i ditur, por ajo kishte marrë me vete edhe paratë që do t’i dorëzonte Metit.Biznesmeni 70-vjeçar i jepte diplomat me datën e para vitit 2014, para se të mbyllej, ndërsa u vendoste edhe logon e Kristalit.Nuk është hera e parë për Ahmet Muçajn që bie në prangat e policisë, pasi disa vite më parë ai është arrestuar edhe për vjedhje të energjisë elektrike në universitetin e tij, si dhe për drejtim të automjetit pa patentë.Universiteti “Kristal” ishte një nga institucionet private arsimore që u mbyllën në 2014, pasi u tha se nuk i plotësonin kriteret/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button