Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Italianët: Shqiptarët njerëz për së mbari! | My CMS

Italianët: Shqiptarët njerëz për së mbari!

Jemi mësuar që në mediat e huaja të zënë vend lajme pa fund për shqiptarët, hajdutë, shqiptarët trafikantë droge e “menaxherë” prostitucioni, shqiptarët vrasës e grindavecë. Fatmirësisht në mediat e huaja gjithnjë e më shumë po ndeshemi edhe në shkrime për shqiptarët njerëz për së mbari. Të tilla shkrime evidentojnë emigrantët shqiptarë të sukseshsëm në biznes, në arte e sporte apo edhe thjesht trima, që u dalin krah njerëzve në nevojë e në hall, apo që bien pre e padrjetësive.
Tipik është rasti i Arjon Avdylit 48 vjec të cilet i referohen dhe mediat lokale në Itali, që jeton e punon prej 20 vjetësh në Ravena. Arjoni në kuadrin e Shoqatës “Nënë Teresa” edhe me parë është përfshirë në aktivitete solidariteti dhe ndihme. Kësaj rradhe duke pasur parasysh të ftohtin, që mbërtheu Ravenën iu drejtua priftit lokal salezian Don Ugos duke i kërkuar, nëse kishte të pastrehë, që mund të vinin e të strehoheshin në banesën e Arjonit e të jetonin këto ditë të ftohta bashkë me të dhe të birin 11 vjecar.
I qëlloi fati Livias një kujdestare të moshuarish, e cila duke qenë me bronko pneumoni kishte humbur vendin e punës dhe banesën, ku ishte punësuar në shërbim të një të moshuari. Livia, Arjoni dhe i biri po ia kalojnë më së miri në këto ditë të ftohta dimri. Arjoni duke qënë tip modest shprehet se thjesht ka kryer detyrën si një qenie njerëzore ndaj një tjetër qenie njerëzore. Fundi i fundit në mars të vitit 1991 banorët e Brindizit hynë në garë solidaritetit me njeri tjetrin dhe hapën dyert e shtëpive për refugjatët e mjerë shqiptarë, që iknin nga sytë këmbët nga tmerret e komunizmit. Tashti ishte rradha e shqiptarit Arjon të tregonte një rast solidariteti për italianen Livia!/CNA Gj.Th/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button