Meta ende nuk ka dhënë autorizimin për “Detin”, ambasadorja greke i shkon në zyrë

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Eleni Sourani.Takimi ka zgjatur për rreth gjysmë ore dhe në qendër të vëmendjes kanë qenë zhvillimet e fundit në Shqipëri mbi kërkesën e Ministrisë së Jashtme për plotfuqishmëri në bisedimet me Greqinë.Mësohet se ka qenë ambasadorja greke, e cila ka kërkuar takimin dy palësh.Burimet thanë se Presidenti Meta mbështet negociatat dypalëshe, por gjithashtu ka theksuar rolin kushtetues përgjatë procesit.Meta nuk i ka dhënë autorizimin ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për të nisur negociatat me Greqinë për kufirin detar me Greqinë, ai kërkoi më shumë informacion dhe strategjinë e negociatave./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

loading...
Back to top button