Vrasjet e 21 janarit, Berisha: Garda bëri detyrën, armën mund ta shkrepja edhe unë
Sali Berisha në intervistën për ‘Real Story’ deklaroi se ndjen keqardhje për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, ku në protestën e opozitës së atëhershme në Bulevard mbetën të vrarë 4 persona.
Berisha pohoi se garda zbatoi rregulloren, pasi Kryeministria po sulmohej. Po ashtu ai tha se nëse nuk do të kishte qenë Garda, mund të kishte qenë dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.
“Nuk kam asnjë lloj shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”, tha Berisha./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!