Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Erozioni dëmton bregun e Kunës në Shëngjin | My CMS

Erozioni dëmton bregun e Kunës në Shëngjin

Reshjet e shiut me stuhi gjatë ditëve të fundit kanë përkequar situaten e erozionit në zonen e Kunës në Shëngjin. Deti ka përparuar frikshem në drejtim të tokes, duke sjellë rrezimin e shumë pishave qindra vjeçare. Bizneset e zones thonë së vershimi i detit e ka zhdukur bregdetin e Kunes, por po humbet edhe brezi i pishave ndaj duhet ndërhyrje shumë urgjente. Ata jane të gatshem të bashkpunojnë me qeverine për të investuar edhe privatisht në ndertimin e dallgekthyesve, të cilat duhet të jenë me të efektshme se ato që janë ndertuar më parë, e kjo si mundesia e vetme për ta mbrojtur këtë zonë.
“Duhet një ndërhyrje patjetër, që të shpëtojë turizmi, përndryshe në jemi të falimentuar. Meqe jam banor i vjetër e di shumë mirë, mbi 50m është afuar deti. Po nuk vuri dorë qeveria, sikur edhe bashkë të ishim bërë, të bënim një skalierë këtu dhe secili të mbronte zonën e vet. Po të na jepte një leje qeveria do ishte shumë më mirë”, shprhet njëri nga banorët.
Ambjentalisti Jak Gjini, e vlerson situaten e krijuar si tejet alarmante, duke kërkuar që të merree masa të menjehershme.
“Kur shikon këtë pamje me një ritëm të jashtëzakonshëm të përparimit të detit, në drejtim të tokës duke e tjetërsuar këtë mjedis me vlera të pazëvendësueshme natyrore. Gjithmonë duhet të mendojmë se si ta parandalojmë. Masa kryesore për ta parandaluar këtë situatë për ta amortizuar, stopuar këtë gjendje është vetëm ndërtimi i dallgëkthyeseve pasuar me ribërjen e dunave artificiale dhe mbjelljen e tyre.
Prej vitit 2003, erozioni ka qenë shumë agresiv në bregdetin e Kunes, e kjo ka bërë që deti të avancoje drejt tokes më të pakten 30 metra. Këtë e dëshmon zhdukja në uje e bunkereve që dikur qëndronin e që sot janë mbuluar nga uji./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button