Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Greqia po avancon procedurat për kërkimin e naftës në Jon, ndërsa Shqipëria në vend numëro | My CMS

Greqia po avancon procedurat për kërkimin e naftës në Jon, ndërsa Shqipëria në vend numëro

Kompania Shtetërore e Administrimit të Hidrokarbureve në Greqi (EDEYA), shpalli zyrtarisht të hënën, pjesëmarrësit në tenderat për kërkimin e hidrokarbureve në zonat e detit Jon dhe Jugperëndim të Kretës.
Ato janë Hellenic Petrolium dhe kompanitë shumëkombëshe Total, ExxonMobil dhe REPSOL.
Nuk mori pjesë Energean, e cila kishte shfaqur interes për rajonin e Jonit. Afati i fundit për shprehjen e interesave skadonte të martën dhe sipas EDEY propozimet janë: Konsorciumi Total – ExxonMobil – HEPO për kërkimet në detin e Kretës Perëndimore dhe Jugperëndimore dhe Repsol – ΕΛΠΕ për kërkimet në detin Jon.
Repsol së bashku me Hellenic Petroleum, është edhe partner i koncesioneve të tjera të Energean në Greqinë lindore, – raporton grekja Kathimerini, e cituar nga portali ResPublica.
“Procesi i tenderimit shkoi mirë, në përputhje me të gjitha parashikimet ligjore. EDEYA do të vazhdojë me intensitet vlerësimin e tofertave me qëllim dorëzimin në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë për ndarjen e zonave të koncesionit”- theksohet në njoftimin për shtyp. Presidenti dhe CEO i EDEYA, tha se procesi i vlerësimit të përfundojë deri në maj./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button