Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Investime nga Fondi i Abu Dhabit për Tiranën | My CMS

Investime nga Fondi i Abu Dhabit për Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar financimin e një sërë projektesh të rëndësishme për kryeqytetin.
Gjatë vizitës së tij, Veliaj u prit në një takim të veçantë nga Mohammed Saif Al Suëaidi, Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit, me të cilin bisedoi financimin e projekteve konkrete si sheshi fundor i Bulevardit të Ri, Parku Qendror dhe ndërtesën e re të Bashkisë.
Kryebashkiaku vlerësoi kontributin e dhënë nga miqtë e Fondit të Abu-Dhabit, për financimin e projektit të Bulevardit të Ri dhe Lumit të Tiranës.
Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit, Mohammed Saif Al Suëaidi, theksoi se aktualisht po shikohet mundësia e investimit në sektorë të ndryshëm.
“Patëm një komunikim të shkëlqyer dhe negocime për dy projekte që kemi nisur me qeverinë shqiptare. Kjo marrëdhënie na kthen pas në vitin 2009, kur filluam financimet e para në vendin tuaj dhe që nga ajo kohë kemi patur një bashkëpunim të mirë.
Aktualisht, jemi duke parë mundësitë e investimit në fusha të ndryshme.
Kemi diskutuar në lidhje me nevojat financiare të qytetit të Tiranës në të ardhmen, do i studiojmë këto mundësi dhe këto aplikime dhe shpresojmë që ato të zënë vend në të ardhmen”, nënvizoi Al Suwaidi./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button