Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Lufta Berisha-Meçollari, një plagë e vjetër, Zbulohet lista e ushtarakëvë që i dolën kundër Berishës për Bisht Pallën | My CMS

Lufta Berisha-Meçollari, një plagë e vjetër, Zbulohet lista e ushtarakëvë që i dolën kundër Berishës për Bisht Pallën

Ministria e Mbrojtjes ka zbuluar listën me emrat e zyrtarëve të Forcës Detare që nuk pranuan të nxjerrin Bisht Pallën nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura.
Bëhet fjalë për një listë me 16 emra ushtarakësh e firmosur në janar të vitit 2012, kur kryeministër ishte Sali Berisha.
Lista është publikuar pas deklaratave të opozitës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për Artur Meçollarin, një prej negociatorëve në marrëveshjen për detin me Greqinë. Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, Meçollari është agjent i shërbimeve të huaja, por për qeverinë shqiptare të kryeministrit Edi Rama ky është një sulm personal. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila raportoi sot në komisionin e sigurisë për procedurat e përzgjedhjes së Meçollarit në grupin negociator tha se sulmi ndaj tij është për hakmarrje.
“Kapiten Meçollari është larguar padrejtësisht nga radhët e Forcave të Armatosura. Meçollari nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes. Meçollari nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeministër. Sulmi ndaj Mecollarit kur shtypi shkruante për megaaferat me bazën e Bisht Pallës dhe për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazllic”, deklaroi Xhaçka në komision.
Sipas saj sulmi i stisur ndaj Meçollarit i kushtoi shtrenjtë dhe vazhdon ta përndjekë edhe sot. “Sulmi ndaj Meçollarit është hakmarrje personale. Nuk kishte të bënte me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare. Në 2012, baza e Kepit të Palit u degradua qëllimisht për ta shndërruar në një burim përfitimi për persona privatë Forcës Detare iu kërkua zyrtarisht heqja nga Plani i Përhapjes së Bazës Detare të Kepit të Palit. Meçollari dhe 15 drejtuesit e Forcës Detare nuk iu bindën urdhrave politike”, tha Xhaçka. Lexo.al sjell më poshtë listën e ushtarakëve që dolën kundër qeverisë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button