Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Negociatat me Greqinë, Ngjela: Meta vonon autorizimin për të mbrojtur Berishën | My CMS

Negociatat me Greqinë, Ngjela: Meta vonon autorizimin për të mbrojtur Berishën

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, avokati dhe kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka komentuar kërkesën e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme dërguar presidentit Meta për të kërkuar plotfuqishmërinë për hapjen e negociatave me Greqinë. Ngjela tha se Meta vonon dhënien e autorizimit për të mbrojtur ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Këta janë të gjithë në hall se të gjithë kanë shkelur ligjin. Shqipëria ndër vite ka qenë shtet i pakontrolluar. Ka një defekt të madh siç ishte marrëveshja e detit e vitit 2009 që është në Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria nën drejtimin e Berishës ka cenuar. Meta kërkon të ndihmojë Berishën duke vonuar autorizimin për zgjidhjen e çështjes së detit me Greqinë. Meta do që të mos bëhet marrëveshja. Unë mendoj se kjo marrëveshje është më në favor të Shqipërisë në krahasim me marrëveshjen e parë”- tha Ngjela, raporton BalkanWeb.
Ngjela komentoi edhe grupin negociator dhe emrin e Artur Mecollarit që kontestohet nga opozita dhe konsiderohet nga ish kryeministri Sali Berisha si ‘spiun’. Avokati tha se ish-kryeministri Sali Berisha nuk shpëton nga goditja penale.
“Ky Mecollari ka qenë opozitar i marrëveshjes së parë në vitin 2009. E dyta është kopentent. E treta kërkohet që nuk është kërkesë e opozitës por e ish-kreut të PD. Lufta kundër këtij koloneli dhe zvarritja e Metës për autorizimin janë për të ruajtur Saliun, por unë mendoj se nuk shpëton Saliu se ka shumë shkelje. Berisha nuk do i shpëtojë goditjes penale, më pas merr apo jo pafajësi kjo është çështje tjetër. Korrupsioni kryeministror krijon bazën për korrupsion. Korrupsioni kryeministror është më i rrezikshmi dhe në dëm të ekonomisë sonë”- tha Ngjela./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button