Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Nënshtetësia greke, 93 për qind e përfituesve të nënshtetësisë janë nga Shqipëria | My CMS

Nënshtetësia greke, 93 për qind e përfituesve të nënshtetësisë janë nga Shqipëria

Greqia përmison kuadrin ligjor për dhënien e nënshtetësisë, duke nxjerrë rregulla të reja që sipas ministrit të Brendshëm Panos Skurletis u japin mundësinë mijëra emigrantëve që ta marrin atë.
“Duam me qëndrimin tonë të dërgojmë mesazhet e duhura në të gjithë botën kundër ksenofobisë dhe racizmit.Duam t’i japim shanse të gjithëve, pavarësisht origjinës së tyre. Po përmirësojmë kuadrin ligjor për dhënien e nënshtetësisë.Vendosëm dhënien e mundësisë për fëmijët e lindur në vend, por që për arsye të ndryshme nuk përfitonin, si u jepet mundësia edhe shumë të tjerëve të marrin nënshtetësinë”, tha ministri i Brendshëm grek.
Sipas Skurletis ndryshimi do të haset dhe në mënyrën e intervistimit të kandidatit. Do të jetë një procedurë e thjeshtuar, ku do të evidentohen personat që do të integrohen në shoqërinë greke.
Ministri i Brendshëm tha se po bëhen ndryshimet e duhura ligjore, për të mundësuar dhënien e nënshtetësisë tek:
personat që kanë mbi 12 vite që qëndrojnë në Greqi,
grupmoshat mbi 65 vjeç,
personat me aftësi të kufizuar,
pjesëtarët e komunitetit rom të lindur në Greqi.
Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme greke, në Greqi jetojnë 850 mijë emigrantë.
Statistikat tregojnë se 174.394 nënshtetësi janë dhënë në 2011-2017.
93 për qind e përfituesve të nënshtetësisë janë nga Shqipëria./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button