Zbulohet shpendi i rrallë i Europës në Shqipëri: Edhe pse migron, kurrë nuk e braktis vendlindjen
Prania e një shpendi të rrallë të Europës është zbuluar në kanionet e Nivicës në Shqipëri.
Ai quhet Kali i Qyqes dhe është një zhgabë madhështore e cila fluturon në shpatet e maleve dhe Kanionet e Nivicës prej shekujsh.Këtë fakt e ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë se bregdeteve Auron Tare , i cili ka publikuar fotot e shpendit të rrallë. Sipas studiuesit Auron Tare shpendi është patriot pasi kurrë nuk e braktis vendlindjen edhe pse cdo dimër emigron në hapësirat afrikane në pranverë dhe rikthehet në vendlindjen e saj në Nivicë.“Në Ballkan sipas specialistëve janë vetëm 80 zhgaba të tilla prej të cilave vetëm 10 jetojnë në Shqipëri. Nivica ka fatin e rrallë që në shpatet e saja ka këtë vlerë me famë botërore e cila përvec rëndësisë ekologjike mund të luajë një rol të madh në zhvillimin e turizmit ambjental.
Ruajtja e Kalit të Qyqes duhet të jetë jo vetëm një prioritet për banorët vendas por edhe një detyrim ndaj këtij ‘patrioti” që nuk e ka braktisur kurrë vendlindjen e vet edhe pse i kanë rënë shumë në qafë”, shkruan me tej Auron Tare./ZgjohuShqiptar.al