Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Kisha Ortodokse Serbe ndryshon emrin, përfshin edhe Kosovën | My CMS

Kisha Ortodokse Serbe ndryshon emrin, përfshin edhe Kosovën

Kishat Ortodokse Serbe do të ndryshojë emrin zyrtar të saj.
Sipas gazetës serbe, Vecernje Novosti, emri i ri do të jetë Kisha Ortodokose Serbe – Patriarkana e Pejës, duke përfshirë kështu edhe një hapësirë administrative kishtare në Kosovë.
Sipas artikullit që citohet nga B92 dhe ResPublica, zgjedhja e patriarkut do të bëhet me votim të fshehtë me 2/3 e votave të peshkopëve.
Kreu i ri i kishës do të quhet Kryepeshkop i Pejës, Mitropolit i Beogradit dhe Karlovcit dhe Patriark i Tokave Serbe dhe Bregdetare. 13 eparkitë do të transformohen në mitropoli ndërkohë që ndryshimet motivohen nga dëshira për “të fuqizuar lidhjet me qendrën e vet historike në Patriarkanën e Pejës, por gjithashtu edhe me Kosovën si pjesë më e rëndësishme e juridiksionit”.
Edhe zgjedhja e Patriarkut do të bëhet në Patriarkanën e Pejës ndonëse disa mundësi të tjera janë Beogradi dhe Karlovci./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button