Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Kriza e energjisë. Prodhimi i energjisë elektrike ra me 36.6% në 2017-ën nga thatësira | My CMS

Kriza e energjisë. Prodhimi i energjisë elektrike ra me 36.6% në 2017-ën nga thatësira

Thatësira e madhe e vitit të kaluar thuajse ka gjunjëzuar sistemin energjetik vendas. Instituti i Statistikave raportoi se prodhimi i energjisë në vitin 2017 shënoi një nga rëniet më të forta në histori.
“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike gjatë 2017 është 4 525 Giga Wat duke shënuar një rënie 36,6 % krahasuar me një vit më parë,” deklaroi INSTAT.
Kriza e prodhimit të energjisë ka goditur jo vetëm hidrocentralet publike, por edhe ato private. Megjithatë rënia e prodhimit ka qenë me e madhe tek hidrocentralet publike që menaxhohen nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.

“Me rënie të prodhimit të energjisë elektrike, për vitin 2017, kanë rezultuar të gjithë prodhuesit e energjisë. Për hidrocentralet publike prodhimi ra me 42,7 %, ndërsa për hidrocentralet private dhe koncensionare rënia ishte 21,3 %,” raportoi INSTAT.
Rënia e fortë e prodhimit vendas bëri që Shqipëria të dyfishojë sasinë e importeve të energjisë nga jashtë gjatë vitit të kaluar. Por në vlerë fatura u rrit më shumë se dy herë për shkak të rritjes së çmimeve.
Sipas të dhënave zyrtare, për gjithë 2017-ën Shqipëria shpenzoi mbi 200 milionë euro për të blerë energji nga jashtë, një faturë që zhyti në krizë jo vetëm kompanitë publike të energjisë si KESH, OSHEE dhe OST por goditi edhe buxhetin e shtetit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button