Plotfuqishmëria për Detin/ Bushati i përgjigjet kërkesave të Metës
Lidhur me kërkesën për plotfuqishmërinë e negociatave, Ministria e Punëve të Jashtme i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta.
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas po të njëjtave burime, mësohet se letra nga ministria është dërguar paraditen e sotme.
Kjo përgjigje e Bushatit, vjen pas kërkesave të Metës lidhur me autorizimin për negociatat me Greqinë.
Kujtojmë se pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama pati një takim ‘kokë më kokë’ me presidentin Ilir Meta për çështjen e negociatave me Greqinë. Takimi zgjati rreth 60 minuta, por ende nuk ka detaje nga biseda. Takimi Rama-Meta ka qenë ‘hermetik’ duke mos u dhënë asnjë informacion./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!