Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Shqiptarët të dhënë pas ëmbëlsirave, rriten frikshëm këto dy probleme shëndetësore | My CMS

Shqiptarët të dhënë pas ëmbëlsirave, rriten frikshëm këto dy probleme shëndetësore

Nuk është e panjohur se konsumi i lartë i sheqerit nuk është i mirë për shëndetin. E tepruara me sheqerin sipas studimeve sjell shqetësime në të gjithë organizmin, si dhe është një ndër faktorët kryesorë për t’u prekur nga diabeti dhe obeziteti.
Edhe pse pasojat negative në shëndet janë të njohura nga të gjithë, importet e sheqernave shënuan rritje përgjatë 2017-s, ku sipas të dhënave të INSTAT-it, janë importuar rreth 83.8 milionë kg sheqer dhe produkte të tij apo 5.5 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë importet e sheqerit janë rritur me 33 për qind.
Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, një shqiptar ka konsumuar mesatarisht rreth 29.9 kg sheqer e produkte të tij gjatë 2017-s. Konsumi i sheqerit për frymë ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave nga indiansugar.com, ky tregues në 2009 ishte 25 kg, viti i cili kishte edhe sasinë më të ulët të importuar.

Në rritje dhe obeziteti
Obeziteti është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është më shumë se dyfishuar nga 1980, duke marrë përmasa epidemike.
Pas një rënieje në Shqipëri deri në vitin 2014, ai është rritur sërish ndjeshëm dy vitet e fundit, duke paralajmëruar shtimin e një sërë sëmundjeve të lidhura me të, ku më kryesori është diabeti.
Nga të dhënat më të fundit të publikuara nga CIA World Fact Book, prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.7% të popullsisë në vitin 2016, nga 18.1% që ishte ky tregues në 2014-n, duke u renditur në vend të 74, nga 180 vende ku ka të dhëna të vlefshme. Në krahasim me 2014-n, kur kishim prevalencën më të ulët në rajon për sa i përket obezitetit, Shqipëria renditet tashmë në vendin e tretë. Në vendin e parë me prevalencë më të lartë është Mali i Zi me 23.3%.
Diabeti, rritet dukshëm prevalenca
Niveli i standardizuar i vdekshmërisë nga diabeti në Shqipëri në vitin 1990 ishte 3.5 për 100,000 banorë, u shfaqur jashtëzakonisht i ulët, i cili mund të shpjegohet me dietën e shëndetshme dhe aktivitetin fizik gjatë regjimit komunist. Por, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në vitin 2014, prevalenca e diabetit ishte rritur ndjeshëm, në 16.8 për 100 mijë banorë.
OBSH: Sheqeri armiku i trupit
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sheqeri për shëndetin paraqitet më i dëmshëm se kolesteroli i keq. Në dietë na vjen sidomos nga pijet që përmbajnë sheqer, ëmbëlsirat dhe ushqimet e paketuara.
Sipas specialistëve, faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në mbipeshë është kequshqyerja. Kufizimi në përdorimin e tyre zvogëlon rrezikun e diabetit dhe obezitetit dhe parandalon kariesin.
Jetët tona janë shumë të ëmbla. Ne kemi nevojë të reduktojmë sheqerin. Një lugë çaji në dy është shumë më tepër se ajo që kërkon trupi ynë. Kjo është arsyeja se pse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sapo ka botuar linjat e saj të guidës, me rekomandimin për të reduktuar sasinë e ëmbëlsisë në kafe, por infiltruar në një mënyrë pak a shumë dinake edhe në kos, lëngjet e frutave, pijet e gazuara, drithërat për mëngjes, dhe biskotat dhe merendave. Në këmbim të një diete më të hidhur do të jetë më e lehtë të mbani peshën e duhur, për të parandaluar diabetin dhe duke iu përmbajtur rreptësisht direktivave- zhdukur deri kariesin. Rekomandimet e OBSH bazohentek mjalti dhe ato sheqernave të tjera të lira: atyre të shtuar gjatë përpunimit të ushqimit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button