Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Arvanitët në radhët e ushtrisë së Napoleonit | My CMS

Arvanitët në radhët e ushtrisë së Napoleonit

Nga Fahri Xharra – Një libërth i autorit A. Gurra “ Tabori prej shqiptarësh në radhet e ushtrisë së Napoleonit” i shtypur në Sofje të Bulgarisë nga Shtypshkronja dhe libraria”Mbrodhësia “K. Luarasi në vitin 1912.

Pra edhe një dokument që e vërteton që Napoleoni kishte shqiptarë në radhët e ushtrisë së tij.
Libërthi fillon :” Në numrinin 9-10 të revistës “istorike -ushterore “ që botohet në rusisht në Kiev është i botuar artikulli me titullin e lartë shënuar. Artikulli është shkruar nga një Zonjëzë si çkuptohet nga frazat e shkruara mjaft albanofilike ( shqiptar-dashëse fxh). Kjo zonjëz, kemi shpresë që të zbulojë shumë faqe historike të kombit tonë të cilat t`ua tregoj lexonjesve Rus duke i shtyrë që me këto të ndiejnë simpati mi kombin tonë. Por – vazhdon A. Gurra , ne shumë faqe të historisë nuk i dimë as vetë andaj duhet’ia dimë për të mirë për përpjekjet dhe remimet e saja në arkivat e bibliotekave qe nga i nxjerr për ne.Kjo zonjëzë sipas autorit quhet Melania E. Slanbçenko dhe pasi tregon se ç`janë dhe si janë shqiptarët nxjer një fjalë të Napoleonit si model :

Pastaj tregon se si ato vise u pushtuan nga Ali Pasha të cilin e quan luftëtar të rreptë që mbante miqësinë me Anglinë dhe Rusinë. Nga shkaku që kishte miqësi me ato dy shtete Ali Pasha e refuzoi miqësinë me Napoleonin.

Me 6 Shtator të motit 1807 gjeneralët e njoftuan Napoleonin për masat e marra dhe formimin e dy brigadave shqiptare në Korfuz..
Zonja Slançensko, sipas A. Gurres i shënon të gjithë krerët e rekrutuar si Marko Boçarin dhe Foto Xhavelen

Libërthi i zotit A. Gurra përfundon kështu: Këndonjesi i këtij artikulli ia di per të mirë zonjës Slabçensko dhe besoj qe edhe të gjithë shqiptarët e cila po i zbulon faqet istorike të kombit tonë dhe shërbimet e bashkatdhetarëve…….

I bashkangjitem mikut Adriano Xhafaj i cili thotë : “Deri tani propaganda e pa fytyrë dhe pa asnjë karakter e Grekëve të rinj i ka cilësuar Suliotët se ata janë Grekë,por tashmë konsideroj se asnjë studjues i mirëfilltë Grek nuk i cilëson më Suliotët si Grekë.”Pra edhe Zonja Slabçensko na e vërtetoi prejardhjen e vërtetë të tyre.Arvanit në tokat e tyre arvanite !
/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button