Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Dokumentet që tregojnë se Basha gënjeu për kompaninë “Biniatta” | My CMS

Dokumentet që tregojnë se Basha gënjeu për kompaninë “Biniatta”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, ka folur për akuzat e revistës investigative amerikane “Mother Jones” në lidhje me financimin e 675 mijë dollarëve për lobim në SHBA.
Basha theksoi në emision se nuk e njihte kompaninë Biniatta Trade LP, por CNA.al publikon dokumentin që vërteton se Lulzim Basha e njihte kompaninë Biniatta që ka paguar 150 mijë dollarë për llogari të PD-së.
Më poshtë po ju sjellim dokumentet e plota, pjesë e kontratës të Lulzim Bashës, me kompaninë amerikane.
I pari tregon firmën dhe kontratën e Lulzim Bashës nëpërmjet “Muzin Capitol Partner’s”.

Dokumenti i dytë tregon në pikën 7 se “Biniatta Trade LP” do të paguante për PD-në.
Biniatta ka kryer pagesën prej 150 mijë dollarë. Pra, Basha në kontratën e firmosur nëpërmjet Biniattës do të kryente pagesën.

Dokumenti i tretë tregon marrëveshjen e partisë Demokratike me “Muzin Capitol Partner’s”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button