Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Meta ndryshon mendje për detin: Nuk kam thënë ndonjëherë që nuk jap autorizimin | My CMS

Meta ndryshon mendje për detin: Nuk kam thënë ndonjëherë që nuk jap autorizimin

Pas takimit të një dite më parë me kryeministrin Rama në ambientet e Presidencës, Meta ka komentuar sërish çështjen e negociatave me Greqinë.
I ftuar në “Real Story” Meta tha se, na duhet ta zgjidhim njëherë e mirë këtë çështje në mënyrë të qëndrueshme.
“Marrëveshja është e jashtëzakonshme, sepse nuk ndodh gjithmonë të diskutohet territori, është e jashtëzakonshme sepse para një dekade u shpall e pavlefshme marrëveshja e vitit 2009. Na duhet ta zgjidhim një herë e mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe të pakontestueshme njëherë e përgjithmonë”.
I pyetur nëse do ta japë autorizimin, Presidenti tha se ajo që ai ka kërkuar që në fillim kanë qenë informacionet sipas vendimit të Kushtetutës. “Nuk kam thënë ndonjëherë që nuk jap autorizimin”, – tha Meta, – të gjithë po e ndjekin këtë proces me shumë kujdes. Nuk ndikohem nga ato që thuhen në Greqi”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button