Publikohen vendet e atraksioneve turistike në botë, Shqipëria “sfidon” me pikat historike

Në botë ekzistojnë dy lloje aventurierësh, ata që shkojnë drejt monumenteve më të famshme të botës, dhe ata që shmangin turmat që shkojnë drejt pikave më të njohura.
Në përgjithësi, turistët kërkojnë monumente kulture dhe atraksione të kësaj natyre, ndërsa një tjetër kategori kërkon pushime të qeta. Për çfarë pëlqehet Shqipëria? Sipas një harte të Vouchercloud me të dhënat e marra nga TripAdvisor, përzgjodhën vlerësimin më të lartë të faqes për ‘Gjërat për të bërë‘ në secilin vend.
Shqipëria ‘mburret’ me historinë, e me këtë atribut vlerësohet më tepër nga turistët.
Britania e Madhe ofron diçka të papritur, diçka që me siguri do t’i pëlqejë ndjekësve të Herry Potter – Studiot e Harry Potter konsiderohen si destinacioni më i domosdoshëm për tu vizituar nga turistët në vend.
Sigurisht, shumica e destinacioneve anembanë botës janë mrekulli natyrore, të ndjekura nga afër nga atraksionet historike.
Nga 197 vende të listuara, ka:
76 atraksione natyrore
54 atraksione historike
38 atraksione turistike – gjenerike
29 atraksione fetare
Disa tendenca shfaqen në fusha të caktuara si psh Evropa Perëndimore duket e fokusuar në turizëm, ndërsa Evropa Lindore ka shumë më tepër një tematikë historike.
Pjesa më e madhe e Afrikës së Jugut dhe Amerikës së Jugut janë atraksione natyrore ndërsa Azia ka një përzierje solide të vendeve historike dhe turistike./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

loading...
Back to top button