Shqipëria për muajin janar 2018, jo më ndër 6 vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE

Sipas raportit të EASO , rezulton se në janar 2018, në 28 shtetet anëtare të BE-së, plus Norvegji dhe Zvicër (BE+) janë depozituar rreth 54 000 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare.
Janë lëshuar thuajse 60 000 vendime të shkallës së parë dhe janë ende në pritje të një vendimi rreth 450 000 raste të tjera. Këto shifra janë më të ulëta se sa pjesa më e madhe e vitit 2017, por përsëri tregojnë se situata e azilit në Evropë ende nuk është stabilizuar, nga pasojat e aplikimeve të shumta gjatë viteve 2015-2016.
Pavarësisht numrit të madh të vendimeve për azil nga sistemet kombëtare të azilit në BE janë afër gjysmë milion raste që mbeten në pritje.
Sipas raportit Shqipëria edhe pse mbetet ndër 10 vendet me numrin më të lartë të azilit nuk është ndër 6 vendet e para, ku renditen: Siria, Iraku, Afganistani, Nigeria, Pakistani dhe Gjeorgjia.
Gjeorgjia ka pasur një rritje me 113% të numrit të aplikimeve krahasuar me muajin shtator 2017, nga 874 në shtator 2017 në 1,859 në janar 2018. Tashmë Gjeorgjia renditet si nënshtetësia e gjashtë me numrin më të lartë të aplikimeve.
Megjithatë pavarësisht numrit në rritje të kërkesave vetëm 3% kanë përfituar statusin e refugjatit ose të mbrojtjes. Efektet e kësaj rritjeje shihen si rrjedhojë edhe e hyrjes në fuqi të regjimit të liberalizuar të vizave në mars të vitit 2017./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

loading...
Back to top button