Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Të afërmit e ushtarëve grekë, që u vranë në Shqipëri: Duam një vend ku t’i qajmë | My CMS

Të afërmit e ushtarëve grekë, që u vranë në Shqipëri: Duam një vend ku t’i qajmë

Në një material filmik të Euronews, të afërmit e ushtarëve grekë që kanë rënë në Shqipëri kanë treguar përjetimet e tyre për rinisjen e gërmimeve dhe përpjekjet për identifikimin e të rënëve.
Në pamjet filmike ka folur një 80 vjeçar, Archontis Dovas.
Ai ishte 3-vjeç kur babai i tij Gavriil u vra gjatë luftimeve.
Ai është përpjekur për disa dekada me radhë që t’i gjejë eshtrat e babait të tij dhe tani që është 80 vjeç, mezi i mban lotët.
E vetmja gjë që ai ka nga babai i tij është një fotografi e vjetër, por ai shpreson që më në fund ai do të jetë në gjendje t’i sigurojë një vend prehjeje babait të tij.
“Një mortajë italiane e vrau atë në vend. (Sikurse na ka thënë një bashkëluftëtar i tij) E vetmja gjë që ai tha para se të vdiste ishte ‘amanet fëmijët’”, shpjegoi Archontis.
“E vetmja gjë që duam është t’i vendosim ca lule dhe ta qajmë,” ka thënë ai për Euronews.
Ajo që nuk thuhet është se kërkimet dhe procesi i identifikimit të eshtrave të ushtarëve grekë nuk u mbajtën peng nga Shqipëria për gjithë këto vite.
Këmbëngulja e grekëve për t’i varrosur të afërmit e tyre në territorin shqiptar e mbajti peng procesin.
Është e qartë se pas pak vitesh, asnjë nga fëmijët e ushtarëve të rënë (Archontis Dovas është 80 vjeç) nuk do të jenë më gjallë.
Por varrezat e ushtarëve greke do të mbeten përgjithmonë në tokë shqiptare.
Çështja e varrezave greke u zvarrit me qëllim nga thuajse të gjitha qeveritë shqiptare, deri kur kjo e sotmja i hapi rrugë procesit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button