Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Ekskluzive nga Marin Mema/Të panjohurat e “Trajanit të Devollit” | My CMS

Ekskluzive nga Marin Mema/Të panjohurat e “Trajanit të Devollit”

Edhe pse konsiderohet si një ndër më të mëdhatë në territorin e dikurshëm të Ilirisë , kalaja e Trajanit në Devoll për fat të keq sot thuajse nuk njihet.
Emri i saj lidhet me një prej perandorëve të famshëm më origjinë ilire të Romës së lashtë, por rrënjët i nisin shumë më hershëm, sipas arkeologëve që në periudhën e hekurit.Kjo kala që ndodhet jo larg fshatit Tren shtrihet në mëse 22 hektarë, ndërsa muret e saj kanë një gjatësi të përgjithshme prej rreth tre kilometrash, siç ka mundur të konstatojë studiuesi i njohur Gjerak Karaiskaj.
Arkeologu Muzafer Korkuti ka dalluar pesë radhë muresh, që sigurisht i jepnin kësaj kalaje një siguri të madhe. Megjithatë të dhënat mbeten të pakta, sa kohë edhe më të pakta janë gërmimet arkeologjike.Perandori Trajan la emrin e tij jo vetëm në fushë betejë ku edhe u vra, por edhe në investimet e shumta që i kushtoi Romës së lashtë. Askush nuk di thotë më shumë për lidhjen e tij me këtë vend, por mesa duket kjo kala që sot identifikohet me të ka pasur për kohën një rol mjaft të rëndësishëm.
Sot kalaja është në gjendje të mjerueshme, për të mos thënë në prag të zhdukjes. Çfarë fsheh nëntoka e këtij vendi? Çfarë do të jepnin gërmimet arkeologjike? Këtë nuk mundet ta thotë askush.
Fundja e gjithë Shqipëria është e tillë, e  pa gërmuar dhe me një histori që pret ende të flasë e të tregojë të fshehtat e saj. E nëse dikujt kjo pjesë nuk i duket interesante, atëherë le të mendojë sesa interes do të kishte ky vend për turistët e huaj, sigurisht nëse do t’i kushtohej vëmendje dhe do të reklamohej siç duhet.Në të gjithë këtë situatë ku dergjen mjaft monumente kulture, diçka është e sigurt, askush nuk do të vijë në Shqipëri për të parë kulla të mëdha betoni e “gjigandomanira” të tilla, por thjesht e vetëm për të prekur trashëgiminë, traditën, kulturën e këtë ndërthurje kaq interesante që ruhet prej kohëve më të lashta.
Nëse këto resurse do të dimë t’i përdorim siç duhet, atëherë mund të flasim për turizëm, në të kundërt gjithçka tjetër mbetet në trajtën e fjalëve, e ato nuk i hyjnë në punë kurrkujt përveçse atyre që duan të mashtrojnë pa bërë në fakt asgjë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button