Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Thaçi e Haradinaj: Nuk u trembemi kërcënimeve dhe ultimatumeve të Serbisë | My CMS

Thaçi e Haradinaj: Nuk u trembemi kërcënimeve dhe ultimatumeve të Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku kanë biseduar për shumë çështje politike dhe zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Sipas njoftimit nga zyra e Presidentit, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, po ashtu kanë folur edhe për përshpejtimin e procesit për liberalizmin e vizave.
Thaçi e Haradinaj nuk tremben nga kërcënimet dhe ultimatumet e Serbisë
Ishte konstatim i përbashkët se Kosova do t’i respektojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe për funksionalizimin e Ekipit Menxhues për themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt, gjithmonë sipas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu dhe jo ultimatumet është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, është thënë në takim.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button