Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Triumf i trefishtë prej “ari” në Europian, Calja: Ia dedikoj shqiptarëve! | My CMS

Triumf i trefishtë prej “ari” në Europian, Calja: Ia dedikoj shqiptarëve!

Briken Çalja u shpall kampioni më i ri i Europës në peshëngritje, pasi shkëlqeu në turneun që po zhvillohet këtë fund muaji në Bukuresht.
3 medalje të arta erdhën vetëm nga sportisti ynë, kampion i trefishtë kontinental dhe rezultat historik për vendin tonë.
Shtangisti nga Shtërmeni e nisi në mënyrë të shkëlqyer garën e tij rumune pasi fillimisht pati sukses në 141 kilogramë, pesha më e madhe të cilën nuk e tentoi asnjë në provën e parë.
Calja e përmirësoi bilancin edhe pse ishte i pari në renditje, duke ngritur 143 kilogramë në tentativën e dytë në pedanë.
Por ajo që bëri sallën të shpërthejë në ovacione ishte ngritja e 146 kilogramëve në provën e tretë.
Briken Calja e nisi i avantazhuar edhe garën në shtytje me 171 kilogramë mbi supe. Ai tentoi edhe më shumë por dështoi fillimisht në provën me 175, që gjithsesi nuk ia cenuan titullin pasi realizoi objektivin pak minuta më vonë, duke festuar përkundër rregullave me flamurin kuqezi në pedanë.
Pas garës së tij të jashtëzakonshme, edhe pse tejet i emocionuar, ai tha se ky sukses shkon për familjen miqtë dhe shqiptarët.
“Jam shumë i lumtur. Suksesin ia dedikoj familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”, tha Calja pas garës.


 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button