Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Varoufakis: Shpërbërja e Maqedonisë krijon “Shqipërinë e Madhe” | My CMS

Varoufakis: Shpërbërja e Maqedonisë krijon “Shqipërinë e Madhe”

Ish­ – ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, gjatë prezantimit të programit të partisë së tij të re në Greqi, “MeRA 25”, pjesë e pandarë e forcës së re politike paneuropiane, “Lëvizja e Demokracisë në Europë 2025”, ka theksuar midis të tjerash edhe çështjen e emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, që lidhet sipas tij me rrezikun e “Shqipërisë së Madhe”.
“Është e nevojshme të kuptojmë se, rreziku më i madh nga vendi fqinj nuk janë demonstratat për Aleksandrin e Madh, por shpërbërja e këtij shteti”, ka thënë ai.
Duke shpjeguar pozicionimin e tij, ai ka deklaruar se në Tetovë ndodhen shqiptarë të armatosur, të gatshëm për ta ndarë fqinjin verior të Greqisë me logjikën e “Shqipërisë së Madhe”, dhe ka nënvizuar se ky do të ishte një kërcënim për interesat kombëtare greke.
“Ajo që mban të bashkuar qytetarët e ish-Republikës Jugosllave është miti se janë maqedonas”, ka shtuar Varoufakis në fjalimin e tij, duke theksuar se “është në interes të Greqisë të mos ketë një shtet tjetër të destabilizuar në kufijtë e saj”.
Varoufakis, 56-vjeçari ish-ministër i Financave në qeverinë e parë të kryeministrit Tsipras, ka dhënë dorëheqjen 6 muaj më pas, e tashmë do të kandidojë kundër partisë qeveritare “Syriza” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Greqi, me partinë e tij të re “MeRA 25” të quajtur “Fronti i mosbindjes realiste europiane”.
Synimi kryesor i partisë së re të politikanit kontrovers grek, pjesë përbërëse e forcës europiane “Lëvizja Demokracia në Europë 2015” e themeluar nga vet ai, është të bëjë presion për ristrukturimin e borxhit kolosal të Greqisë. Varoufakis është anëtari i tretë i qeverisë “Tsipras”, që krijon një parti të re politike kundër tij.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button