"Endrra bëhet realitet". Qeveria jep ‘OK’ për Rrugën e Arbrit
Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit.
Kontrata me firmën “Gjoka Konstruksion sh.a” u firmos në muajin shkurt. Rruga e Arbrit do të kushtojë 240 milionë euro dhe shteti do të përfundojë pagesat kundrejt kompanisë brenda 13 vitesh.
“Qeveria miraton kontratën për Rrugën e Arbrit. Kontrata u firmos në Shkurt mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë Gjoka sh.a. “Për Përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit”, u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave”, thuhet në njoftim.