Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Etruskët dhe ilirët | My CMS

Etruskët dhe ilirët

A ka pasur kontakte midis dy qytetërimeve?
Tema që do trajtojmë në vijim nuk është bërë ndonjëherë objekt studimi apo kërkimi të mirëfilltë shkencor. Është një temë e veçantë,  e pa rrahur më parë dhe si e tillë kërkon hulumtim të gjerë në tekste.  Janë të shumtë  librat që flasin për etruskët, për  gjuhën e tyre “misterioze”,  për kulturën e veçantë, mitologjinë e pasur dhe për traditat e hershme që e karakterizojnë si popull. Të tillë me shumicë ka edhe për  ilirët. Por kur bëhet fjalë për kontaktet midis dy popujve të cilët për disa shekuj me radhë  i ka ndarë vetëm  një det nuk gjejmë asgjë të shkruar qoftë dhe  një rresht të vetëm apo ndonjë detaj të vogël të shkruar kalimthi. Edhe ato pak  shkrime që janë bërë nga autorë të huaj dhe  të botuara së fundmi nuk flasin për këtë argument. A është kjo mungesë e qëllimshme apo vjen si rezultat i mungesës së informacionit për marrëdhëniet që mund të kenë pasur dy qytetërimet, vështirë se mund të jepet një përgjigje e saktë.  Megjithatë na duhet të sqarojmë se paraqitja e kësaj teme  nuk do të thotë se është  më e rëndësishme se të tjerat, por të evidentojmë (mbështetur në gjetjet arkeologjike) nëse ka pasur kontakte midis dy qytetërimeve. Pikërisht këtë gjë synojmë të paraqesim në mënyrë koncize dhe pa u zgjatur në shkrime të tepërta. Më poshtë po rendisim vendet ku janë zbuluar objektet arkeologjike me origjinë etruske.
Image
Përkrenare me origjinë etruske zbuluar në Skocjan, Sloveni. (Sipas Prokajinski Muzej Koper 2018)
Objekte të zbuluara në Slloveni
Në qytetin e Novo Mesto është zbuluar një objekt arkeologjik i identifikuar si tripod (enë me tre këmbë) e derdhur në bronz, i përdorur për ceremoni fetare. Sipas arkeologëve slloven ky objekt mund të jetë prodhuar në qytetin etrusk të Vetulonisë Ky objekt daton në  shek. VII p. Kr.
Një kupë e prodhim etrusk i tipit “etruske-korintike” është zbuluar në afërsi të fshatit Striçna, Slloveni.
Një ojnohe e prodhimit etrusk e indetifikuar si tipi “etruske-korintike” është zbuluar edhe kjo në afërsi të fshatit Sti?na, Slloveni.
Dy Askos në formë shpendi nga Muzeu i Lubjanës. Sipas Stipcevic“dy objektet e tipit aksos (pas studimit) u arrit në përfundim se kanë analogji të përbashkëta me një tjetër askos të zbuluar në Bolonjë.
Image
Kantharos etrusk e tipit “bucchero” shek VI p. Kr gjetur në ishullin e Vis, Croac
Një helmet etruske me kreshtë dhe me zbukurim  shek. VIII p. Kr (fig1) gjetur në shpellën “Musja Jama” në Škocjan afër qytetit Diva?a, Slloveni. Sipas akademikut kroat Mate Sui?: “gjetja e këtij objekti (fig 1) tregon se

bregdeti i Adriatikut Lindor, i kryesuar nga Liburnët kishte lidhje të hershme me territorin etrusk që në periudhën villanoviane.
Objekte të zbuluara në Kroaci:
Në ishullin Vis në Kroaci është gjetur një enë etruske (fig 2) kantharos e tipit “bucchero”.] Image
Monedhë etruske gjetur në buzë lumit Kupa afër qytetit të Sisak, Croatia (Sipas Dukat- Mirnik 1987)
Po në këtë ishull është gjetur një enë etruske e tipit aribal.
Në vitin 1925 pranë lumit Kupa në qytetin e Sisak, Croaci,  u zbulua rastësisht një monedhë etruske (fig 3).  Në “faqe” ka “rrotën” dhe në “shpinë” ndoshta “spirancën” paraqitet shumë e dëmtuar.  Kjo lloj monedhe etruske datohet në gjysmën e parë të shek III p.e.s.
Në vitin 1955 në varrin n. 47 të nekropolit japodik të Kompoljes në afërsi të Oto?ac  u gjetën 5 objekte të punuar në qelibar. Objektet i janë dhënë formë me tipare njerëzore, gruaje. Të gjitha figurinat kanë dimensione të vogla që fillon nga 0.5 cm në 1 cm. Pas studimit të bërë në atë kohë u arrit në përfundim se 5 figurinat prej qelibari nuk janë të prodhimit japod por janë mall importi. Krahasimi që u bë me të tjerat të gjetura në Itali mund të thuhet pa dyshim se atdheu i tyre është territori etrusk. Të tilla janë zbuluar në Bologna, Marzabotto, Roma, Vasto e të tjerë.  Stip?evi? doli në përfundim se këto objekte kanë hyrë nëpërmjet rrugëve detare nga qyteti etrusk i Spinës.
Image
Enë me mbishkrim etrusk shek. VI p. Kr Gjetur në një kodër të vogël pranë Bugojno-s në Bosnje-Hercegovinë (Sipas Basler 1974)
Objekte të zbuluara në Bosnje Hercegovinë
Një fibul etruske e tipit Certosa zbuluar në Vrankamen vicino a Krupa, Bosnje Hercegovinë.
Një skyphos etrusk gjetur në afërsi të qytetit Sanski Most.
Një enë me mbishkrim etrusk (fig 4) gjetur në një kodër të vogël pranë Bugojno-s në Bosnje-Hercegovinë.[8] Kjo enë me mbishkrim sot ruhet në Zemaljskog Muzeja, Sarajevë, Bosnje- Hercegovina.
Objekte të zbuluara në Malin e Zi
Në nekropolin e Gotovuša në afërsi të Pljevlja, qelibar të prodhimit etrusk.
Objekte të zbuluara në Serbi
Një kuti për mbajtje eshtrash e tipit etrusk (fig 5) është zbuluar në një varrë në qytetin e Atenica në Serbinë Qendrore.
Objekte të zbuluara në Shqipëri.
Image
Mbjetet e një kutie prej kocke, me origjinë etruske zbuluar në Atenica (Sipas VASIC 1990)
Në muzeun arkeologjik të Durrësit ruhet një amforë e veçantë e cila besohet se mund të jetë me origjinë etruske? Sipas arkeologut shqiptar Fatos Tartarit. “Ndonjë autor e përcakton atë në mënyrë shumë të përgjithësuar si greko-italike, tipike për transportin e verës gjatë shek III p.e.s; kurse në gjetje të tjera e gjejmë si amforë vere të prodhimit etrusk. Në Durrës kjo formë është gjetur qoftë në fundin e detit, qoftë në tokë. Ena ka përmasa mesatare me lartësi 67-72 cm e me diametër 37-40 cm.
Përfundimi Ndonëse janë vetëm  pak objekte ato janë të mjaftueshme për  të dëshmuar se midis etruskëve dhe ilirëve ka pasur kontakte gjatë fazës II –III të Hekurit. Mendojmë se duhet të ketë të tjera objekte që ruhen në muzetë e shteteve të përmendura më lartë.  Përfshirja e tyre kërkon punim më të zgjeruar dhe gjithëpërfshirës. Pa dashur ta mbyllim me kaq po sjellim edhe një shënim të ilirologut të shquar Aleksandër Stipçeviq “Pavarësisht se disa objekte të cilat kanë tipare të artit vendas ilirë; ato i detyrohen shumë ndikimit etrusk”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button