Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Garë në zemër të Evropës, Shqipëria t’i kushtojë vëmendje ushqimit | My CMS

Garë në zemër të Evropës, Shqipëria t’i kushtojë vëmendje ushqimit

Vitin e kaluar Jamie Lafferty mori pjesë në udhëtimin e parë ballkanik, një udhëtim magjik me një makinë të dorës së dytë. Gjatë një jave, ai udhëtoi nga Bosnja në Mal të Zi në Kosovë dhe pastaj kaloi dy ditë në Shqipëri para se shkonte në Greqi dhe të përfundonte udhëtimin në Selanik. Ai është shprehur se gjatë udhëtimit ka përjetuar, shumë kënaqësi me dështime, dhe ka provuar disa ushqime të mahnitshme.
Sipas tij, “Shqipëria në përgjithësi është një vend i çuditshëm. E vendosur në mes të gjigandëve historikë dhe kuzhinës së Italisë dhe Greqisë, është relativisht pak e njohur. Ajo fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane në vitin 1912 dhe ka pasur tre kryeqytete. Por ajo çfarë ishte më shqetësua në kryeqytetin shqiptar, ishte trafiku i rënduar, raporton thenational.ae. 
 Ndërsa atje dëgjohej të flitej vetëm për mafien aktive. Por, ajo që të bënë përshtypje është se  vendi nuk është duke ekspozuar kuzhinën e tij – ky komb mesdhetar, me bregdetin të shtrirë dhe me klimën idilike, duket se ka harruar idenë e përpjekjes për të konkurruar me fqinjët e saj kur është fjala për ushqim. Nëse do t’i jepej më shumë rëndësi kuzhinës shqiptare, do të bëhej një nga destinacionet më të preferuara për turistët.
Unë kam qëndruar në Shqipëri dy ditë në “Malet e Nemuna”.  Edhe pse rrugët ishin me gropa dhe udhëtohej me shumë vështirësi, unë atje provo çmenduritë.
Ndërsa isha atje unë u ndesha me 4 grupe turistësh  (tre britanike dhe një daneze). E para, që të udhëtosh andej duhet të keni një makinë të fuqishme  4×4. Ndërsa një pjesë të rrugës e bëmë duke ecur këmbë nëpër shkëmbinj, dhe poshtë nesh ndodhej një grykë e thellë.
Pra, para se të niseni ju duhet të jeni në dijeni se atje do të përballeni me rrogë tëre gurë, rrëke dhe gropa”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button