Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Gjiknuri: Nëse turistët paguajnë 1 mijë euro për pushime, t’i japin dhe 5 euro për rrugën | My CMS

Gjiknuri: Nëse turistët paguajnë 1 mijë euro për pushime, t’i japin dhe 5 euro për rrugën

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka reaguar në Parlament, lidhur nisjen e tarifimit të rrugës së Kombit ditën e djeshme.
Gjiknuri thotë se tarifa është e shtrenjtë, por ishte e vetmja zgjidhje për të mirëmbajtur rrugën nga shkatërrimi.
Ai ka dhënë edhe detaje për atë që do të përdorin shpesh këtë rrugë, duke sqaruar se ata do të pajisen me abone, me një çmim më të reduktuar.
Duke ju referuar turistëve nga Kosova që vijnë në Shqipëri, Gjiknuri tha se nëse ata shpenzojnë 1 mijë euro për pushime, nuk i kanë asgjë edhe 5 euro.
“Një njeri që vjen të shpenzoj 1 mijë euro për pushime, nuk do ti kushtojë gjë 5 euro për taksën. A ka taksë më të çuditshme se vutë ju? Ju skanonit çdo lloj malli. Edhe energjinë elektrike, dhe për të skanoni mallin, 22 euro për çdo faturë. Dhe u merakoskan për paratë që do merren për këtë rrugë. Këto argumente flasin vet.
Rrugët janë të rëndësishme dhe mirëmbajtja e tyre është barrë e qeverisë. Pastaj nuk do paguajnë ata qytetarë që nuk kanë mjete. Për ata mjete që udhëtojnë shpesh do të ketë një abone me çmim të reduktuar, psh për një periudhë 6 mujore. Në tre vitet e para janë parashikuar pagesa në favor të shtetit”, tha Gjiknuri.
Prej ditës së djeshme, çdo kush që kalon në rrugën e ‘Kombit’ duhet të paguajë, nga 2.5 euro për motorët deri në 22 euro për kamionët.
Vendosja e kësaj tarife ka ngjallur reagim të ashpër si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë, ku qytetarët janë ankuar për tarifën e lartë.
Ditën e djeshme, disa kamionë nga Kosova janë futur në Shqipëri duke protestuar për vendosjen e kësaj takse, ndërsa kanë paralajmëruar se ata do të ndërpresin çdo aktivitet biznesi me Shqipërinë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button