Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Gjysma e serbëve: S’do kemi më shanse për sovranitet në Kosovë | My CMS

Gjysma e serbëve: S’do kemi më shanse për sovranitet në Kosovë

Gjysma e qytetarëve të Serbisë besojnë se vendi i tyre s’do të ketë më sovranitet në Kosovë
Instituti për Punë Evropiane, në bashkëpunim me shtëpinë e hulumtimeve “Ninamedia” në Beograd, nga data 16 deri më 20 mars, kanë zhvilluar një anketë me qytetarë të Serbisë duke i pyetur për temat si: “A është Kosova e humbur”, “Dialogu i brendshëm”, “Ndarja e Kosovës”, “Njohja e pavarësisë” dhe “Kthimi i institucioneve serbe në Kosovë”.
Nga 1203 të anketuar, 19 për qind e tyre do të përkrahnin njohjen e pavarësisë së Kosovës në shkëmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në raport me 81 për qind që mendojnë të kundërtën, raporton e përditshmja serbe “Blic”.
Një tjetër statistikë interesante në këtë anketë është se 43 për qind e qytetarëve serbë vlerësojnë se Kosova është humbur, në raport me 45 për qind që mendojnë të kundërtën.
Mbi gjysma e qytetarëve, saktësisht 55 për qind e tyre, besojnë se pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohë as kjo qeveri e as ndonjë e ardhme, transmeton Koha.net.
Për 30 për qind të qytetarëve serbë nga grupi i të moshuarve mbi 60 vjeç, Kosova është e humbur përgjithmonë, ndërsa nga të rinjtë, rreth 50 për qind mendojnë se Kosova është e humbur për Serbinë. Hulumtimi ka treguar se 30 për qind e qytetarëve do të përkrahin ndarjen e Kosovës, në raport me 50 për qind që nuk e përkrahin një vendim të tillë.
Ndarja mes serbëve dhe shqiptarëve
Për ndarjen e Kosovës mes serbëve dhe shqiptarëve pajtohen më shumë të moshuarit, ndërsa rritja e nivelit të arsimit rrit numrin e atyre që mendojnë se Kosova duhet ndarë. Nga të anketuarit, 3,4 për qind e qytetarëve thonë se kanë marrë pjesë në dialogun e brendshëm (për Kosovën), në raport me 94 për qind që thanë jo.
Një e katërta e të anketuarve presin që kjo apo ndonjë qeveri tjetër do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa me rritjen e moshës, ky numër bie, kurse me rritjen e nivelit të arsimit, rritet edhe numri i atyre që mendojnë se kjo do të ndodhë.
Të rinjtë më të prirë për pavarësi
Meshkujt me 9 për qind më shumë se femrat mendojnë se nuk do të duhej njohur pavarësinë e Kosovës si kusht për BE-në. Qytetarët e moshave deri në 44 vjeç janë më të prirë për këtë vendim, mesatarisht 10 për qind më shumë se ata më të moshuar se 45 vjeç, transmeton Koha.net.Nëse njohja e pavarësisë së Kosovës është kusht për BE-në, qëndrim butësisht më pozitiv kanë personat me nivel më të lartë të arsimit.
Ndërkaq, dallim të qartë ka në mes të qytetarëve të Serbisë për sa i përket qëndrimit nëse Serbia në të ardhmen do të ketë kontroll të plotë dhe sovranitetit në Kosovë.
Rrjedhimisht, 45 për qind e të anketuarve mendojnë se nuk është e mundur që Serbia të ketë sovranitet të plotë në Kosovë, në raport me 42 që mendojnë se kjo është e mundshme.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button