Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Grabitja e pronave në bregdet/ 4 dosjet ‘bombë’ në dispozicion të Policisë dhe Prokurorisë | My CMS

Grabitja e pronave në bregdet/ 4 dosjet ‘bombë’ në dispozicion të Policisë dhe Prokurorisë

Në 5 muajt e fundit nga Prokuroria dhe Policia janë goditur 4 skema të mëdha të tjetërsimit të pronave në bregdet. Me anë të falsifikimit të dokumenteve në zonat turistike të Spillesë, Karaburunit dhe Ranës së Hedhun u përvetësuan padrejtësisht rreth 290 hektarë tokë.
Më flagrante është ajo e Karaburunit, ku 220 hektarë, me vlerë rreth 100 milionë euro, i kaloi një personi. Por Prokuroria e Vlorës arriti ta zbulojë skemën duke arrestuar 5 persona. Gjykata e Vlorës dënoi katër prej tyre me 43 vite burg ndër ta zyrtarë të hipotekës ndërsa shpalli të pafajshëm një avokat.Dy javë më parë në Lezhë u arrestuan 12 persona, në kërkim u shpallën 12 të tjerë, pasi kishin tjetërsuar 23 hektarë tokë në plazhin e Ranës së Hedhun. Ndër të arrestuarit ishte dhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, zëvendësi i tij, si dhe një sërë zyrtarësh të tjerë.Plazhi i Spillesë në Kavajë duket se ka qenë një nga më të preferuarit e falsifikatorëve. Në Shkurt, policia goditi një skemë ku ishin tjetërsuar rreth 11 hektarë tokë, ndër sipërfaqet që i kishte kaluar privatit ishte dhe poligoni i qitjes. Kjo pronë ishte privatizuar nga biznesmeni Idlir Karkini, i cili ende nuk është arrestuar. I përfshirë në këtë rast është edhe Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, të cilit me vendim gjykate i është ndaluar dalja jashtë vendit.

Po në Spille, në Nëntor të vitit të kaluar u godit një grup tjetër zyrtarësh. Ata me anë të falsifikimit të dokumenteve kishin kaluar tek privati 36 hektarë tokë. 10 zyrtarë lokalë u prangosën në këtë rast. Hetime për skema të tilla të tjetërsimit të pronës në bregdet vazhdojnë në disa qytete të vendi.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button