Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
KQZ: Kryetarët e bashkive të mos zgjidhen direkt nga populli, por nga këshilli bashkiak…. | My CMS

KQZ: Kryetarët e bashkive të mos zgjidhen direkt nga populli, por nga këshilli bashkiak….

Me sa duket te gjithe perfaqesuesit e zgjedhur per te qeverisur si ne pushtetin qendror ashtu dhe ate vendor ne Shqiperi do te jene me vote te deleguar.
Kryetarët e bashkive, sipas nje ideje te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të ishin mirë sikur të zgjidheshin nga Këshillat Bashkiakë dhe jo më drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve
Kete variant edhe pse jo si dokument zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka dërguar dy bashkëkryetarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashit dhe Blendi Çuçit, përfaqësuesve të Shoqërisë civile dhe vëzhguesve të OSBE-ODIHRit, ambasadave të SHBA-së dhe BE-së. Reforma Zgjedhore, sipas KQZ-së, duhet të shikojë si mundësi ndryshimin të sistemit zgjedhor aktual në zgjedhjet lokale, duke e bërë atë një sistem proporcional vendor.
Pra, nëse kjo ide do të merret në konsideratë nga forcat politike, do të thotë që sërish qytetarët të mos votojnë drejtpërdrejt kryetarin e bashkisë që mendojnë se i përfaqëson, por të votojnë vetëm për siglat e partive politike.
Pra, do të jetë një fletë votimi vetëm me siglat e partive politike shkruan “Panorama”. E njëjta formulë që zbatohet sot për zgjedhjen e deputetëve të parlamentit. Në materialin prej 13 faqesh, që i është dërguar Kuvendit, theksohet se:
“Të harmonizojë sistemin e zgjedhjeve parlamentare me ato vendore. Shkaqet që çuan ligjvënësin drejt vendimit për sistemin proporcional në zgjedhjet e përgjithshme janë po aq të vlefshme edhe për zgjedhjet vendore.
Një sistem zgjedhor proporcional vendor do përforconte efektin dhe do i plotësonte më shpejt objektivat politikoligjore të sistemit zgjedhor të ri”. Po ashtu, kjo justifikohet me faktin se ka më pak kosto për buxhetin e shtetit, pasi do të votohet vetëm me një vlerë votimi si dhe do të ketë më shumë femra në Këshillat Bashkiakë.
Zgjedhja e kryetarit te Bashkise
Zgjedhja e kryetarit të Bashkisë sipas kesaj ideje fillestare do të behët nga këshilltarët bashkiakë. Roli i tyre, sipas rekomandimit, duhet të ngrihet në nivel “parlamentarësh”, ndërsa kryetari i bashkisë do të jetë në rolin e “ekzekutivit”. Në këtë mënyrë, sipas KQZ-së, do të shmangen krizat dhe ngërçet, në të njëjtën kohë këshillat bashkiakë do të mund të votëbesojnë ose shkarkojnë kryebashkiakët, që nuk kryejnë detyrën.
“Të eliminojë dualitetin e pushtetit Kryetar – Këshill Bashkiak, i cili jo në pak raste është bërë burim konfliktualiteti ose krizash qeverisjeje në nivel lokal.
Demokracia vendore në Shqipëri dukshëm ndien sot nevojën për rritjen e përgjegjësive dhe rolit të këshillave, shndërrimit të tyre në “parlamente” të mirëfillta vendore, si dhe shndërrimin e kryetarëve në ‘ekzekutivë” të mirëfilltë, i cili votëbesohet dhe eventualisht humb votëbesimin e Këshillit.
Kjo është një zgjidhje adekuate për të rritur llogaridhënien e ekzekutivit lokal”, thekson rekomandimi i KQZ-së.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button