Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
“Kush e sulmon Serbinë, ka sulmuar Rusinë”, Putini në krah të Vuçiçit | My CMS

“Kush e sulmon Serbinë, ka sulmuar Rusinë”, Putini në krah të Vuçiçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot një bisedë të gjatë telefonike, lidhur  me zhvillimet e fundit, që kanë të bëjnë me raportet Kosovë-Serbi.
Siç raporton gazeta serbe “Kurir”, gjatë bisedës  telefonike, e cila ka zgjatur gati një orë, presidenti rus i ka thënë atij serb se Rusia po ndjek me vëmendje atë që po ndodh në Serbi dhe në Kosovë. Dhe se Serbia ka ndihmën ruse në çdo aspekt, transmeton Telegrafi.
Putin gjithashtu ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën, për Moskën  vlen vetëm Rezoluta 1244 e KS të OKB,  dhe se dokumentet e tjera për të janë të pavlefshme.
Presidenti rus i ka thënë Vuçiçit se “kush e sulmon Serbinë, ka sulmuar edhe Rusinë”.
Nga ana tjetër, presidenti serb, pas bisedës telefonike, i është drejtuar opinionit me një deklaratë.
“Ne përfunduam një bisedë në të cilën, nëse guxoj të them kështu, ndjeva nivelin më të lartë të mbështetjes. Presidenti i Rusisë porositi se Serbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkan dhe në Evropë! Dhe lidhur me çështjen e Kosovës, ai e ka dënuar fuqimisht sulmin ndaj Marko Gjuriçit dhe ndërhyrjen e ROSU në veri të Kosovës. I kërkova këshilla, pasi u pajtuam se kjo situatë duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore.”
Vuçiç u shpreh se nuk ishte i kënaqur me reagimin e vendeve perëndimore.
Lidhur me arrestimin e zyrtarit të lartë serb Marko Gjuriç, Vuçiç tha se komentet e opozitës serbe janë më të këqija se ato të Thaçit dhe lidërve të tjerë shqiptarë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button