Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Në hetimet mbi Facebook, edhe protesta e Tiranës për armët kimike? | My CMS

Në hetimet mbi Facebook, edhe protesta e Tiranës për armët kimike?

Hetimet që po zhvillohen në SHBA në lidhje me përdorimin e të dhënave private të rrjeteve sociale për propagandë dhe fake news, mësohet se kanë nxjerrë edhe elementë interesantë që kanë lidhje me Shqipërinë.
Bëhet fjalë për një hetim mbi ndikimin e spiunazhit kibernetik në Evropë dhe në veçanti në Ballkan.
Vendi ynë ka qenë terren i eksperimentimit 4 vjet më parë të asaj që po komentohet shumë kohët e fundit: pra përdorimi i të dhënave private në rrjetet sociale për të shplarë trurin e publikut.
Para 4 vjetësh në Shqipëri, brenda 2 javëve u ngrit një furtunë e fuqishme virale që çoi në protestat e famshme për armët kimike të Asadit.
Në atë kohë SHBA-ja i kërkoi Shqipërisë që në territorin e saj trupat e specializuara të SHBA-së të shkatërrojnë armët kimike të regjimit sirian. SHBA dhe Rusia nuk ishin kaq armiqësore sa tani në Siri, madje Moska ishte për një marrëveshje të palëve.
Madje në negociatat mes Uashingtonit dhe Moskës, të dyja palët ranë dakord që armët kimike që kishte përdorur Asadi mbi civilët të shkatërroheshin si pjesë e procesit të paqes, që në fakt nuk u arrit kurrë.
Por ç’ndodhi? Në mënyrë të papritur në Shqipëri u prodhua një lëvizje e fuqishme që kundërshtoi me forcë shkatërrimin e armëve kimike siriane në vend. Protestat arritën kulmin ku për herë të parë në 20 vjet u zhvillua një e tillë përpara ambasadës amerikane në Shqipëri.
Në rrjetet sociale u arrit që në pak ditë të bombardohet opinioni me lajme se shkatërrimi i armëve kimike jo vetëm që ishte i rrezikshëm, por mund të sjellë katastrofa mjedisore të përmasave apokaliptike. Në ato ditë, në rrjetet sociale, kryesisht Facebook pati një bombardim të shfaqjeve nëpër wall-et e llogarive shqiptare të kundërshtimeve dhe lajmeve që emetoheshin nga burime të dyshimta.
Kjo solli një efekt vërtetë shpërthyes me një lëvizje të zhurmshme para kryeministrisë, vendi ku shoqatat mjedisore arritën të bindin Edi Ramës t’i thotë “Jo” propozimit amerikan për të shkatërruar armët kimike siriane.
“Bombardimi artificial” i opinionit publik nëpërmjet përpunimit të të dhënave personale në Facebook-ut sot është një dikuri nën hetim
Një kompani e njohur, Cambridge Analitica ka përdorur të dhënat e 50 milionë njerëzve në Facebook që të shpërndante Fake News në lidhje me zgjedhjet amerikane për President.
Kreu i Facebook, Mark Zuckenberg ka pranuar faktin. Ai do të raportojë në Kongresin Amerikan për këtë çështje, ku sipas portalit tesheshi.com ka shumë gjasa të përmendet edhe Shqipëria.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button