Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Nënkryetari i LDK-së: Kur u arrestova nga policia serbe, qëndrova 72 orë me thes në kokë | My CMS

Nënkryetari i LDK-së: Kur u arrestova nga policia serbe, qëndrova 72 orë me thes në kokë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar arrestimin nga Policia e Kosovës që i ka bërë të hënën drejtorit të ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

Haziri duke komentuar këtë rast ai ka kujtuar kur ishte arrestuar nga policia serbe, duke thënë se ia kishin futur kokën në thes të zi për 72 orë në prezencë të vajzës së tij.
“Kur jam arrestuar në vitet e ’90-a, policia e Serbisë ma kanë fut thesin e zi në kokë për 72 ore, madje në prezencë të vajzës sime. Çdo i burgosur politik që e ka përjetuar këtë mënyre të arrestimit, nuk e pëlqen. Ne nuk kemi nevojë për arrestime të tilla sepse na kushton në arenën ndërkombëtare dhe nuk na bëjnë nderë”, ka thënë Haziri në RTK.
Gjuriq u dëbua nga Kosova të hënën për shkak se ishte futur në territorin e Kosovës pa leje, ku gjithashtu kishte dhënë deklarata nxitëse.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button