Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Projekti i qeverisë për nxitjen e punësimit, shkollë profesionale në çdo bashki | My CMS

Projekti i qeverisë për nxitjen e punësimit, shkollë profesionale në çdo bashki

Kryeministri Edi Rama ka folur për arsimimin profesional dhe rëndësinë që ka ai për ndërmarrjet dhe zhvillimin e vendit. Kreu i qeverisë tha se arsimimi profesional është garanci për zhvillimin ekonomik kombëtar e familjar, si dhe një motor punësimi. Rama tha se janë në proces 8 shkolla të arsimi profesional.
Rama tha se synimi i qeverisë së tij është të krijohet një shkollë profesionale në çdo bashki.
Ne kemi qëllimin e padiskutueshëm që ti shtojmë, dhe faktikisht ideja jonë është që deri në fund të këtij 4 vjeçari ne të kemi një shkollë të arsimit profesional në çdo bashki të vendit, të paktën një. Dhe nga ana tjetër të kemi sa më shumë nga ato shkolla që të jenë të binjakëzuara”, tha Rama.
“Shprehja se ka punë, po s’ka profesionistë, sot është dramatike, se sa shumë ndërmarrje ka që kërkojnë të punësojnë njerëz, por nuk gjejnë njerëzit e duhur. Këtu ka disa përfaqësues të sipërmarrjeve dhe mund të dëshmojnë se në ndërmarrjet e tyre ka vende që presin njerëzit e duhur. Arsimi profesional është një shtysë për punësimin. Vendet më të zhvilluara dhe Austria e cila është e pranishme sot këtu, është aty ku është sot për shkak se ka një arsim profesional shumë të zhvilluar”.
Kryeministri tha se të gjithë ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe duan të punësohen do të trajnohen për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të paguhen.
“Ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike nuk kanë arsimin e duhur. Ka shumë njerëz që nuk dinë të bëjnë asnjë gjë sepse askush nuk u tha mundësinë të mësojnë diçka. Ajo që ne kemi vendosur është t’ju japim 55 mijë lek në dorë, pra më shumë sesa shpeshherë jepte ndihma ekonomike që do marrin për tu trajnuar 1 muaj, 2 muaj sa të jetë nevoja dhe për tu punësuar”.  
Kreu i qeverisë tha se vendi ynë është shumë larg shteteve të zhvilluara të Europës, por nëse ne i japim përparësi arsimit profesional është një mundësi shtysë për punësimin.
“Nëse vendet e zhvilluara të Europës e përballuan më lehtë krizën kjo lidhet me sistemin solid të punësimit të bazuar tek arsimi profesional. Ne jemi larg shumë, por nese kthejmë kokën pas, nga 3 mijë të regjistruar që ishin, ne sot kemi 25 300 studentë të regjistruar. Por janë ende pak në krahasim me sa duhet të jenë për tu përgjigjur tregut të punës. Në anketimin e bërë më sipërmarrjet dhe investitorët e duhur, pengesa e parë që ata identifikojnë nuk janë taksat, inflacioni, por është mungesa e krahut të kualifikuar të punës”, tha Rama.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button