Të gjithë kundër Panuçit, po “Babuçit”, zotit Duka, i takojnë.. fitoret

Ka ndeshje miqësore që shkaktojnë më shumë frikë sesa vetë ndeshjet zyrtare, dhe kjo me Norvegjinë ishte  një udhëtim krize në të kaluarën, si në dekada më parë, kur tifozët harbonin si të dehur  mbi shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”, sapo  Kombëtarja arrinte të kalonte mesin e fushës…Dhe kjo  vetëm në pjesën e dytë!
Duket si tradhëti e klasit të lartë,  tipike dhe krejt shqiptare për nga pabesia,  kur kujton se si u mashtrua opinioni me premtimin e madh të Panuiçit se “shqiponja” do  t’i sulmonin aq ashpër “vikingët”, sa do të shkulej nga zemra, dhe do të varrosej njëherë e mirë kujtimi, që lidhej me emrin e De Biazit.
Brënda kufinjve sportivë, drama trishtuese që ndodhi, mund të krahasohet me një humbje  tragjike për nga morali i lojës, më pak për vlerat teknike, por, sidoqoftë, s’do të  binim në grackën e përgatitur me ligësi, nëse do të “pushkatonim” vetëm Panuçin.
Pse për fitoret, na çojnë këmbët, madje më shumë  zemra, deri tek zyra ku mëkati ngjitet në altar, tek presidenti Duka, kurse në raste dështimesh spektakolare,  të gjithë qëllojmë kundër trajnerit?!  Si me Izraelin në Tiranë,  të gjithë sulmuam De Biazin, pa arritur të deshifrojmë kurthin e  sajuar në prapaskenë…
Sepse na duket, sikur kjo ndeshja me Norvegjinë  ka  shpirt t ë zi binjak me atë zyrtaren me Izraelin në Tiranë ,ku mbrojtja  dukej sikur sulmonte edhe  portën e vet, kurse mesfushorëve bridhnin në fushë për të gjetur çelsin e humbur.. Kur je tradhëtuar shpesh,  duket sikur mjafton edhe një gjest i vetëm për të zbuluar “kodin” e humbjes  së pamatë.
E mbani mend sa shumë helm dhe dyshime shkaktoi  De Biazi kur largoi nga fusha Hysajn duke vulosur kapitullimin, kurse këtë herë , me Norvegjinë,  atë që nuk bëri Panuçi, edhe pse Hysaj dukej si sozia e Hysaj , e bëri vetë futbollisti..duke dalë nga fusha për të shpëtuar më shumë imazh se sa shëndet.
Sado debutues dhe aventuresk të jetë shfaqur trajneri Panuçi, sado të budallallepset nga ideja për të qënë më i bukur nga paraardhësi, në ushtrinë naïve dhe të tretur të futbollit kuqezi , cili do të besonte se trajneri  “vrau” me doren e vet  mesfushën,   duke vendosur  me “bolet” e tij pa u këshilluar me ata që zakonisht  i tredhin humbjet, aq sa të  duken si fitore…

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

loading...
Back to top button