Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Vllasi: Qeveria e Kosovës duhet të varet nga shqiptarët dhe jo nga Lista Serbe | My CMS

Vllasi: Qeveria e Kosovës duhet të varet nga shqiptarët dhe jo nga Lista Serbe

Avokati dhe ish- zyrtari i lartë në Kosovë gjatë ish – Jugosllavisë, Azem Vllasi, ka analizuar zhvillimet aktuale në Kosovë me këndvështrim të posaçëm rreth rrjedhojave të mundshme pas tërheqjes së Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se Lista serbe e do shantazhimin e Kosovës me tërheqje nga koalicioni qeverisës dhe kështu të shkaktojë rënien e Qeverisë për të treguar se ajo varet nga Lista.
Por, sipas Vllasit, fati i Qeverisë, cilësdo, duhet të varet nga votat e 100 shqiptarëve dhe pakicat luajale në Parlament e jo nga Lista serbe.
“Qëllimi tjetër, dinak i Vuqiqit mund të jetë që serbët në përgjithësi, e posaçërisht këta të Kosovës, t’i ballafaqojë me realitetin se edhe veriun e Kosovës po e kontrollojnë shqiptarët, prandaj çështja e Kosovës si shtet është punë e kryer. Këto ishin mesazhet e tij për opinionin serb edhe para do ditësh kur ai ishte në Amerikë”, ka thënë Vllasi për koha.net.
E fundit, sipas Vllasit çka do të përfitojë Vuçiqi është Bashkësia e komunave me shumicë serbe si instrument i përhershëm për përzierjen e Serbisë në punë të brendshme të Kosovës ndërsa ka porositur as këtë nuk duhet lejuar sepse ky asociacion, edhe nëse formohet, është çështje e brendshme e Kosovës dhe qytetarëve serbë të Kosovës e jo e Serbisë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button