Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
A është kushtetuese të paguash për të ardhur në Tiranë? | My CMS

A është kushtetuese të paguash për të ardhur në Tiranë?

Tarifa në Rrugën e Kombit mund të anulohet. Këtë mendon juristi Ylli Manjani, ish-ministër Drejtësie që në një prononcim për TemaTv shpjegon edhe rrugën sesi tarifa mund të anullohet.
Nga pikëpamja juridike, për të mundur koncesionarin, shoqatat ose qytetarët mund të depozitojnë në gjykatë argumentin e mungesës së një rruge alternative kalimi.
Si mund ta japësh një rrugë publike në administrim privat, si mund t’i thuash një pjese të popullsisë do paguash lekë për të ardhur në Tiranë. Këtu fillon diskutimi, kjo tani se sa është shuma e lekëve që do paguash, është 5 euro apo është 1 euro, nuk ka fare rëndësi, diskutojmë në parim njëherë, a ka rrugë alternative apo s’ka rrugë alternative, ka rrugë publike ku i sigurohet aksesi njerëzve apo s’ka, dhe nëse ka, kjo rrugë për çfarë u bë? Shiheni se si akumulohen këto probleme, pra duke mos i trajtuar në kohë fillojnë shfryjnë pastaj në fund. E dyta, kur u bë kontrata e koncesionit diskutimi ka qenë, a është e gatshme kjo rrugë për koncesion, sepse duheshin edhe 150 milionë euro për ta mbyllur rrugën, se ajo nuk është rrugë fare
deklaroi Manjani.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button