Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Bizneset e Kosovës: Do ankimojmë tarifën e Rrugës së Kombit në gjykatën e Strasburgut | My CMS

Bizneset e Kosovës: Do ankimojmë tarifën e Rrugës së Kombit në gjykatën e Strasburgut

Organizatat e biznesit në Kosovë po shikojnë mundësinë për të çuar taksën e vendosur për segmentin Milot-Morinë në Gjykatën e Strasburgut.
Lajmi konfirmohet nga Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, organizata kryesore e biznesit në Kosovë.
Gërxhalliu tha se janë tre arsyet se pse ata gjykojnë që taksa që po vihet është e padrejtë:
-Së pari, nuk ka një alternativë tjetër rruge pa pagesë. Rruga e vjetër është tepër e amortizuar dhe ka dalë praktikisht jashtë funksioni.
-Së dyti, taksa është më e lartë në krahasim me studimet, të cilat kanë rekomanduar se tarifa duhet të ishte maksimumi 1.4 euro.
-Së treti, rruga është e papërfunduar dhe po vihet tarifë kalimi, kur në gjithë rrugën ka shumë elementë pasigurie.
Gërxhalliu thotë se ata janë ende në hapat e parë të organizimit. Do të merret një studio ligjore dhe do të formulohet padia pasi të jenë grumbulluar të gjitha argumentet.
Sipas tij, janë 10 kompani të mëdha, 5 nga Shqipëria dhe 5 nga Kosova, që janë në rrezik falimenti sepse e kanë të lidhur gjithë aktivitetin me njëra- tjetrën.
Gërxhalliu paralajmëron se do të jenë bizneset e Shqipërisë që do e vuajnë më shumë shtimin e kostove. “Kompanitë e Kosovës do e kenë më të lehtë të gjejnë treg për shkak të investimeve që Kosova po bën në infrastrukturë, që do e lidhin më shpejt me Maqedoninë me autostradën e re dhe me Malin e Zi, përmes hekurudhës që pritet të ndërtohet”.
Gërxhalliu shprehu dhe keqardhjen që nga ana e Shqipërisë nuk kanë parë solidaritet për të kundërshtuar këtë taksë, sipas tij të padrejtë, sidomos nga organizatat shqiptare të sipërmarrjes.
Tarifat
Kompania fituese e koncesionit te Rruges se Kombit ka instaluar sistemin e pagesave dhe ka nisur sot marrjen e pagesave këtë javë, duke ngjallur kundërshtime të shumta nga të dyja kahet, pasi tarifat konsiderohen tepër të larta.
Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.
Tarifat
Klasa 1 motorr – 2.5 Euro
Klasa 2 veture – 5 Euro
Klasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 Euro
Klasa 4 kamion i mesem – 16.2 euro
Klasa 5 kamion i rende – 22.5 euro

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button