Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
“Do ta shpëtojmë territorin që iu dha Malit te Zi” | My CMS

“Do ta shpëtojmë territorin që iu dha Malit te Zi”

”Në qoftë se konstatojmë se janë bërë edhe shkelje në demarkimin më Malin e Zi, atëherë në bazë të nenit 123 dhe nenit 125 të Kodit Penal të Kosovës, thuhet se mund të kemi edhe burgim deri në 10 vjet dhe në ketë rast më pas duhet të merret Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila duhet të pres raportin e kushtetues dhe më pas të hap procedurat penale kundër personave që kanë bërë shkelje të natyrës se tillë”, ka thënë Muhamet Kelmendi.
Drejtuesi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! Glauk Konjufca në emër të deputetëve nënshkrues dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Projektligjit nr.06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ratifikimin për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”.
Pas dorëzimit në Gjykatë Kushtetuese, Konjufca tha se presin nga Gjykata Kushtetuese një trajtim të paanshëm, pa ndikime, profesional dhe në mbrojtje të kushtetutshmërisë rrjedhimisht dhe të mos cenimit territorial të Republikës së Kosovës.
“Shkelja më e rëndë ka të bëjë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, është neni 2 i Kushtetutës së Kosovës, paragrafi 2, i cili thotë që integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm dhe është i patjetërsueshëm. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë lëndën e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe sipas argumenteve dhe duke ju referuar Kushtetutës të konkludojë se me ratifikim të kësaj marrëveshje kemi pasur faktikisht shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Image
Rexhep Selimi
Në një prononcim për Gazetën “Bota sot”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, se do të bëjnë përpjekje për ta shpëtuar territorin.
Baraliu: Marrëveshja ka bazë për kushtetuese
“Do t’i shterojmë të gjitha mundësitë që ta shpëtojmë territorin që mazhoranca parlamentare dhe qeveria e Kosovës ia kanë dhënë Malit te Zi” ka thënë Selimi.
Në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes se Demarkacionit me Malin e zi dhe dërgimin e lëndës në Gjykatën Kushtetuese, deputetët e ndarë nga Vetëvendosje që tashmë në Kuvendin e Kosovës janë si grupi i deputetëve të pavarur GDP, nuk kanë dashur të flasin. Ata nuk kanë treguar nëse do ta përkrahin ish partinë e tyre në rrugëtimin e nisur apo jo. Gazeta ka provuar të bisedoj më deputeten Shqipe Pantina, deputetin Frasher Krasniqi dhe Faton Topalli, por që asnjeri nga ta nuk janë shprehur të gatshëm të deklarohen më çështjen e demarkacionit dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese ani pse në Kuvend kanë votuar kundër.
Pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje mundësitë janë të mëdha që të kontestohet në Gjykatën Kushtetues.
Image
Mazllum Baraliu
Njohësi i Kushtetutës Mazllum Baraliu, në lidhje me dërgimin e çështjes se demarkacionit në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë për “Bota Sot” iniciativa e cilido grup deputetesh apo grup parlamentar që përmbush kriteret e duhura e që duhet të jenë 10 deputetët është legjitime dhe e ligjshme që të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Më pas a ka bazë ankesa apo jo, gjykata fillimisht e trajton parashtresën materialin ofrues dhe e bën vendimin për provueshmërinë e kërkesës e njofton parashtruesin në këtë rast parashtruesit deputetët dhe më pas lënda përpunohet nga gjykata e raporton tek të gjithë trupi i gjyqtarëve dhe më në fund vendos në aktgjykim refuzues ose pranues” ka thënë ai.
Sipas Baraliut, në rast se ankesa është pranueshme, atëherë kemi të bëjmë me Ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës ku shkruan se shteti në rast të ndërrimit të Qeverisë, ka të drejtë që të ndryshojë, ta shtoj, ta plotësoj ta rikthej ose ta refuzoj marrëveshjen edhe pasi të ratifikohet ajo.
“Po ka mundësi në bazë të këtij që çështja e demarkacionit në rastin që po pyesni ju të ndryshohet apo të kthehet”, është shprehur ai.
Image
Muhamet Kelmendi
Kelmendi: Shkelësit mund të dënohen 10 vite burg
Edhe sipas njohësit të çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, çështja e demarkacionit ka bazë juridike dhe kushtetuese për tu dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
“Çështja e demarkacionit e cila ka kaluar në Kuvendin e Kosovës në votim, mendoj se ka bazë juridike si nga ana kushtetuese ashtu edhe nga ana e Kodit Penal të dërgohet në gjykatën kushtetuese dhe ajo të vendos për këtë. Vet fakti se kemi dy raporte një të komisionit 1 dhe një tjetër të komisionit Bulliqi, të cilat janë kundërthënëse njëra më tjetrën dhe kemi një marrëveshje të nënshkruar dhe kemi një deklaratë politike të nënshkruar, lë të kuptohet se ka fakte të mjaftueshme dhe natyrisht se Gjykata Kushtetuese. Gjykata kushtetuese duhet të nxjerr një aktgjykim për ta kthyer situatën në rishqyrtim në mënyrë që edhe një herë të analizohen faktet e tilla e më pas të vihet deri të një vijë se ka apo nuk humbje të territorit” ka thënë Kelmendi.
Sipas tij, çështjen e demarkacionit, Gjykata kushtetuese duhet ta mbështes në Nenin 1, paragrafi 1 ku thuhet se territori i Kosovës është unik dhe i pandarë dhe në qoftë se kushtetuesja mbështetet në ketë fakt atëherë mjafton të konstatohet se është shkelur kjo dispozitë kushtetuese e nenit 1 të Kushtetutës.
”Në qoftë se konstatojmë se janë bërë edhe shkelje në demarkimin më Malin e Zi, atëherë në bazë të nenit 123 dhe nenit 125 të Kodit Penal të Kosovës, thuhet se mund të kemi edhe burgim deri në 10 vjet dhe në ketë rast më pas duhet të merret Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila duhet të pres raportin e kushtetues dhe më pas të hap procedurat penale kundër personave që kanë bërë shkelje të natyrës se tillë”, ka thënë Kelmendi.
Image
Mentor Tahiri
Tahiri: Nuk u arrit të dëshmohet humbja e territorit
Politologu Mentor Tahiri, ka thënë se kauza e quajtur “demarkacion”, filloi si një populizëm për tu shndërruar më vonë në kartë të fuqishme elektorale.
Megjithatë, sipas tij, përkundër pretendimeve, nuk u arrit të dëshmohet se është humbur territor në raport me territorin që ka pasur Kosova para nënshkrimit të demarkacionit.
“Ajo çfarë u shpalos ishte me të vërtetë vija natyrore që do të duhej të ishte kufi, por që nuk është kufiri i fundit ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi. Në këtë drejtim, është e pamundur që kundër kujtdo të ngritët çfarëdo akuze për gjoja cenim të integritetit territorial. Në fakt, ajo që në një shoqëri normale do të duhej të ngritej si temë, është përgjegjësia së paku morale e atyre që në kontekstin e kinse humbjes së territorit keqpërdorën ndjenjat atdhetare të qytetarëve dhe të njëjta i përdorën edhe në aspektin elektoral. Kjo u dëshmua edhe me ratifikimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, ku u ratifikua kufiri ashtu siç ishte nënshkruar. Aspektet tjera të përfshira si raporti i komisionit aktual të kufirit, thjeshtë u përdorën si mjet kamuflimi për të shpëtuar krenarinë e bartësve të kauzës “demarkacion”.” ka thënë Tahiri.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button