Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Erdogan ‘paqeruajtësi’, telefonon Thaçin dhe Vuçiçin pas arrestimit të Gjuriç | My CMS

Erdogan ‘paqeruajtësi’, telefonon Thaçin dhe Vuçiçin pas arrestimit të Gjuriç

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiç, tri ditë pas arrestimit të shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency”, sipas të cilës burimet presidenciale turke thanë se gjatë bisedave telefonike është folur rreth tensioneve që pasuan arrestimin e Gjuriç.
Erdoğan ka theksuar rëndësinë që të kushtohet kujdes maksimal që rasti në fjalë të mos e dëmtojë procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
Presidenti turk ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie tejet të madhe për paqen e rajonit, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo kontribut në këtë drejtim.
Lajmi për një bisedë telefonike mes Erdoganit dhe Thaçit vjen vetëm pak orë pasi drejt Turqisë u ekstraduan 6 drejtues të institucioneve “Mehmet Akif” në Kosovë, të akuzuar nga Ankaraja si anëtarë të “shtetit  paralel” drejtuar nga kleriku në ekzil, kundërshtar i ashpër i Erdogan, Fetullah Gylen.
Sipas të dhënave që AA ka siguruar nga burime të sigurisë, Agjencia turke e Inteligjencës (MIT) “ka kapur gjashtë pjesëtarë të FETO/PDY-së të kërkuar në Turqi përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button