Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Hakmarrja e Rusisë: Këta janë dy diplomatët shqiptarë që dëboi Moska | My CMS

Hakmarrja e Rusisë: Këta janë dy diplomatët shqiptarë që dëboi Moska

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vjen radha vendeve evropiane.
Ministria e Jashtme ruse thirri sot ambasadorët e vendeve perëndimore që kanë dëbuar diplomatë rusë, për t’u dorëzuar atyre nota proteste dhe për t’i informuar mbi kundërpërgjigjen e Rusisë.
Vendet e njoftuara sot për dëbimet ishin 23, mes tyre edhe Shqipëria.
Emrat e diplomatëve që janë dëbuar nga ambasada e Shqipërisë në Moskë janë: Albert Jerasi, që mban detyrën e zv/ambasadorit dhe Arben Doçi, këshilltar.
Diplomatët që janë dëbuar kanë afat që të largohen nga Moska deri në datë 5 prill.
Ministria e Jashtme thirri sot krerët e misioneve diplomatike nga Australia, Shqipëria, Gjermania, Danimarka, Irlanda, Spanja, Italia, Kanadaja, Letonia, Lituania, Moldavia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Ukraina, Finlanda, Franca, Kroacia, Republika Çeke, Suedia dhe Estonia.
Ndërsa për Belgjikën, Hungarinë, Gjeorgjinë dhe Malin e Zi, Moska nuk ka marrë ende një vendim, me arsyetimin se këto shtete iu bashkuan thirrjes së Mbretërisë së Bashkuar në minutën e fundit.
Ministria e Jashtme e Rusisë deklaron se ka njoftuar ambasadorët e vendeve që urdhëruan dëbimin e diplomatëve rusë se një numër i barabartë diplomatësh të tyre janë shpallur persona ‘non grata’.
Në datë 26 mars, Shqipëria shpalli ‘non grata’ dy diplomatë rusë pas përplasjes mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë.
Dy diplomatët që u dëbuan nga Shqipëria janë Vladislav Filipov, atashe ushtarak dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i ambasadës së Rusisë në Tiranë.
Kriza lidhur me helmimin e një ish-agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij ka nxitur tensione mes Kremlinit dhe Perëndimit, në nivelin më të lartë në dekada.
Reagimet hakmarrëse, sipas “Zërit të Amerikës” ngrenë dyshimet mbi një përshkallëzim të mëtejshëm e më serioz, qoftë ky publik, apo i fshehtë.
Në foto: Zv/ambasadori shqiptar në Moskë Albert Jerasi/a.s/dita

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button