Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Hakmarrja ruse, gati dëbimi i 2 diplomatëve shqiptarë | My CMS

Hakmarrja ruse, gati dëbimi i 2 diplomatëve shqiptarë

Rusia do të dëbojë 60 diplomatë amerikanë dhe do të mbyllë konsullatën amerikane në Shën Pjetërburg, si përgjigje ndaj dëbimit masiv të diplomatëve rusë nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, bëri të ditur sot ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov.
Gjithashtu, bashkë me diplomatët amerikanë, Moska do të dëbojë një numër reciprok diplomatësh, në proporcion me diolomatët e saj të dëbuara nga shtetet aleate të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, ndër to edhe Shqipëria që vendosi të dëbonte dy diplomatë rusë.
Ambasadori amerikan në Moskë, Jon Huntsman, është thërritur në ministrinë e Jashtme ruse ku iu komunikua lajmi nga zv.ministri i jashtëm Sergey Ryabkov, tha Lavrovi në konferencën për shtyp pas një takimi me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë Staffan De Mistura.
Të hënën, Uashingtoni dëboi 48 diplomatë rusë nga misionet dypalëshe dhe 12 të tjerë nga misioni në OKB dhe mbylli konsullatën ruse në Seattle. Kanadaja, Australia dhe disa shtete aleate të SHBA-ve në Evropë e ndoqën këtë akt duke dëbuar 90 diplomatë rusë.
Në kuadër të përgjigjes reciproke ndaj SHBA-ve, Moska do të dëbojë të njëjtin numër diplomatësh nga shtetet përkatëse, tha Lavrov.
Dëbimet nisin më 14 mars, kur Britania e Madhe shpalli “non grata” 23 diplomatë rusë, me pretendimin se Moska “kishte shumë gjasa” që të qëndronte pas helmimit të dyshuar të ish-spiunit Sergey Skripal dhe vajzës së tij Yulia me agjentin kimik “novichok.” Rusia i ka mohuar akuzat dhe i ka kërkuar qeverisë britanike të japë prova. Deri më tani, nuk është paraqitur ende asnjë provë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button