Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
“Llalla po hetohet për korrupsion, ka një dosje amerikane dhe një gjermane” | My CMS

“Llalla po hetohet për korrupsion, ka një dosje amerikane dhe një gjermane”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, ka deklaruar se ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është në ndjekje penale.
Peza u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se Prokuroria e Durrësit ka ngritur tre akuza.
Sipas Pezës, ai ka një dosje amerikane dhe një gjermane, për arsye edhe të jetesës dhe aktivitetit në Gjermani.
Sipas informacioneve, Adriatik Llalla akuzohet për pastrim parash dhe ai do të hetohet nga kryetarja e Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela.
Kjo e fundit ka kërkuar menjëherë informacione nga disa institucione sa i takon akuzës ndaj Llallës, ku midis të tjerash mund të përmendim Hipotekën, Tatimet, zyrat noteriale e ato të vlerësimit të pasurive të patundshme dhe nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), i cili ende nuk ka dërguar pasurinë e Adriatik Llallës që nga koha që ai mori drejtimin e organit të akuzës.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button